Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i: Sekreti i goditjeve të mia është... Ançeloti

"Stërvitem intensivis­ht prej 2-3 muajsh për to"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Për të thelluar rekor din e sukseseve rad hazi në Champions në shtëpinë e tij, Bajerni iu fal këmbëve të Robert Levandovsk­it. Ekzaktësis­ht siç ndodhi në ndeshjen e fundit kundër Maincit në Bundesligë, sulmuesi polak shënoi me një goditje dënimi, thuajse nga i njëjti pozicion dhe me të njëjtën stil gjuajtje, duke mos i lënë asnjë shans portierit |blak për të reaguar. Por ndryshe nga goli në kampionat (vulosi suksesin 3-1), ky ndaj Atletikos ka sigurisht një peshë më të rëndë, pasi vendosi fatin e ndeshjes. "Teorikisht kjo fitore nuk luan ndonjë rol për fatin e kokës së grupit, por ishte e rëndësishm­e për vetëbesimi­n", thotë bomberi i Ançelotit, të cilin tekniku italian e konsideron të pazëvendës­ueshëm. Të paktën kështu thonë statistika­t në Champions. Leva është i vetmi lojtar i Bajernit që ka startuar në të 6-ta ndeshjet e fazës së grupeve të Champions-it gjatë sezonit 2016 ˆ 2017. Dhe ai ia ka shpërblyer këtë skuadrës, duke shënuar 14 gola në 12 ndeshjet e fundit në shtëpi. Vetëm një ndeshje e ka mbyllur pa realizuar.

Surpriza - Pas golit, 28vjeçari mori topin dhe e futi nën fanellë, duke ngjallur kureshtjen e tifozëve dhe mediave për gjestin: "Ishte një moment optimal për të thënë se gruaja ime është shtatzënë. Në fund të ndeshjes mora edhe topin. Ai do të jetë suveniri për Anën dhe fëmijën". Në fund, Levandovsk­i zbulon edhe sekretin e ekzekutues­it të ri të goditjeve të dënimit në skuadër: "Unë stërvitem prej dy apo tre muajsh. Karlo Ançeloti më ka thënë se po e bëj mirë në stërvitje dhe ndaj Maincit funksionoi. Tani jam i kënaqur që po ecën mirë edhe në ndeshje. Unë i kam goditur dhe jam stërvitur gjithnjë për goditjet e dënimit, por këtë sezon jam përgatitur në mënyrë të veçantë dhe ky është rezultati".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania