Panorama Sport (Albania)

"E dija që Ludogorets do befasonte"

-

Arsen Venger ka deklaruar se e priste një rezultat befasues të Ludogorets­it në transfertë­n e djeshme kur arriti të barazojë 2-2 ndaj PSG-së dhe të ndihmojë Arsenalin që të marrë kreun. "E kisha të rëndësishm­e fitoren ndaj Bazelit, pasi mendoja që Ludogorets është një ekip mjaftueshë­m i mirë për të marrë pikë në Paris. Për këtë arsye, u kërkova lojtarëve të mi që të jenë të motivuar në maksimum. Jam shumë i kënaqur", u shpreh ai. Sa i përket tripletës së Perezit, shtoi: "Lukas përfitoi nga fakti që skuadra krijoi raste të mira shënimi. Dihet që ai është një golashënue­s, pasi e ka treguar edhe në Spanjë. Brenda zonës ka aftësi të mirë finalizimi dhe e vërtetoi pikërisht në Champions".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania