Panorama Sport (Albania)

Siti i “përgjumur”, Arda shpërthen për Barçën

Turku u bën “tris” gjermanëve, nuk mungon as... Mesi

-

Barcelona nuk eviton fi toret me goleadë edhe kur në fushë zbresin futbollist­ët që konsideroh­en si rezerva. Trajneri Luis Enrike mbajti premtimin, duke bërë rrotacion në pjesën më të madhe të formacioni­t, me lojtarë si Vidal, Umtiti, Denis Suarez, Alkaser apo Arda Turan që nga minuta e parë. Gjithsesi, mjaftuan 16 minuta lojë që Lionel Mesi t'u tregojë gjermanëve të Mynshengla­dbah se nuk kanë shanse për të marrë pikë në "Kamp Nou". Argjentina­si finalizoi saktë pas një asisti të Arda Turasë. Ishte pikërisht ky i fundit që do merrte edhe statusin e "heroit" të mbrëmjes, duke realizuar plot tri herë në portën e Somerit gjatë pjesës së dytë. Një fitore që ka rikthyer entuziazmi­n te katalanasi­t, pas atij barazimi në "El Clasico". Gjithsesi, trepikëshi nuk ndryshoi asgjë në renditje, pasi fatet ishte përcaktuar që para "ekzekutimi­t" të ndeshjeve të fundit të grupit.

Siti - Eksperimen­ti i Pep Guardiolës nuk funksionoi si pritej dhe në Mançester u luajtën vetëm tetë minuta. Sëlltiku e nisi lojën me një grintë të jashtëzako­nshme dhe pas vetëm katër minutash Patrik Roberts depërtoi bukur brenda zonës, duke shkundur rrjetën e Kabajeros. Ai shënoi ndaj ekipit të tij pasi është në pronësi të Sitit, por i huazuar te Sëlltiku. Gjithsesi,

reagimi i anglezëve erdhi katër minuta më pas kur Iheanaço parakaloi dy mbrojtës në shpejtësi, para se të finalizont­e me një qetësi mbresëlënë­se. Për 20vjeçarin ky ishte goli i 13-të, në ndeshjen e tij të 18-të si titullar i "milionerëv­e". Vendësit kishin zbritur në fushë me disa debutues si mesfushori Pablo Mafeo apo mbrojtësi Tosun Adarabiojo, i cili është bërë edhe lojtari

më i ri në moshë (19 vjeç e 73 ditë) që luan me Mançesteri­n në Ligën e Kampioneve. Pavarësish­t disa tentativav­e të Sane dhe Nolito për të realizon golin e fitores, pjesa e mbetur e takimit më tepër dukej si e "përgjumur", sesa një rivalitet emocionues mes ekipeve. Për skocezët kjo ishte një mbyllje e ëmbël, ndonëse mbetën pa Europë, si të fundit e grupit...

 ??  ?? Vëllezërit Xhaka gjatë një dyluftimi në ndeshjen e djeshme
Vëllezërit Xhaka gjatë një dyluftimi në ndeshjen e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania