Panorama Sport (Albania)

“Lojtarin që na shënoi gol e dua në skuadër”

-

Pep Guardiola ka thurur elozhe për futbollist­ët e rinj që aktivizoi në ndeshjen e djeshme, duke e cilësuar si një eksperienc­ë që do i rrisë më tepër profesiona­lisht. "Jam i kënaqur për paraqitjen e futbollist­ëve të rinj në moshë, pasi treguan cilësi dhe mbi të gjitha maturi. Ky kompeticio­n të jep emocione të veçanta, të cilat do u shërbejnë. Iheanaço është një sulmues i shkëlqyer dhe për të nuk ishte hera e parë. Ai ka për të bërë diferencën brenda pak vitesh", u shpreh trajneri i Mançester Sitit. Por, spanjolli befasoi me deklaratën për sulmuesin e Sëlltikut, Patrik Roberts, që shënoi edhe golin për skocezët: "Është një lojtar me potencial të madh. Më ka pëlqyer shumë. E di që është në pronësinë tonë, por në fund të sezonit e dua në dispozicio­nin tim. Në Skoci do rritet më tepër, por do na shërbejë edhe neve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania