Panorama Sport (Albania)

"Raundi tjetër ka për të qenë i frikshëm"

-

Luis Enrike ka paralajmër­uar përballje shumë të vështira në raundin tjetër të Champions-it, duke mos i dhënë aspak rëndësi faktit që u kualifikua­n si të parët. "Jam i kënaqur me fitoren dhe me tre golat e shënuar nga Arda Turan. Këtë sezon po kalon një formë mjaft të mirë. Gjithsesi, ne bëmë detyrën tonë para tifozëve, pasi nuk më interesoni­n pikët. Fundja, vendi i parë në grup nuk të jep ndonjë lehtësi në short, duke qenë se ka ekipe shumë të forta që u renditën të dytët, mes të cilëve edhe Bajerni i Mynihut. Jam i bindur që në 1/8-at do ketë duele të frikshme, por edhe interesant­e. Për ne që synojmë të ngremë trofeun e kampionit, pak rëndësi ka se kush është përballë", deklaroi trajneri i Barcelonës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania