Panorama Sport (Albania)

Alegri shfryn: Tani na kërkoni vendin e dytë?!

“Gjyq derisa ishim poshtë Sevijes, tani bëni llogari”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nuk ka qenë një konferencë e qetë për shtyp ajo e djeshmja për Masimilian­o Alegrin, prandaj trajneri i Juventusit nuk është kursyer me tonet ironike, por edhe me disa kundërpërg­jigje të ashpra. "Duket sikur kemi një vit që nuk fitojmë në ' Juventus Stadium', në Champions? Atëherë do të fitojmë nesër (sot)!, - startoi me ironi 49-vjeçari që stërvit bardhezinj­të, duke kaluar menjëherë në thumbimin e radhës. - Mos ndoshta do të ishte më mirë që të dilnim të dytët? Jeni për të ardhur keq ndonjëherë... Deri pak javë më parë, flisnit vetëm për objektiv të sfumuar. Na donit me çdo kusht në vendin e parë... Ishit të lumtur të na bënit gjyqin në çdo ndeshje që nuk fitonim, ishit gati të na prisnit kokat shumë prej nesh, por tani pa asnjë përgjegjës­i në atë që thoni e mendoni, na shtyni që të bëjmë llogari dhe të dalim të dytët, meqenëse kundërshta­rët mund të jenë më të përballues­hëm?! Kjo është absurde, më vjen keq për ju!, - vazhdon Alegri, që pas kritikave të drejtpërdr­ejta kalon te ndeshja. - Kundër Dinamos së Zagrebit jo vetëm që duhet të fitojmë, por ta sulmojmë kundërshta­rin që në sekondat e para. Nuk do të ketë rrotacion, do të luajnë ata që janë më në formë, prandaj harrojini llogaritë. Cilët do të luajnë dhe cilët jo? Dibala do të jetë i grumbullua­r, por nuk do të luajë nga minuta e parë. Ndoshta në të dytën do të ketë disa minuta, por në sulm do ta nisin titullarë Higuain e Manxukiç. Markizio do të luajë gjithashtu nga minuta e parë. Do të pushojnë Aleks Sandro e Khedira, në vend të tyre Evra dhe Lemina. Ndoshta edhe Kielini do të jetë në stol, pasi dua të rrezikoj më mirë në derbi sesa në Champions. Gjendja e të dëmtuarve të tjerë? Pjaca po rikuperon mirë, por është e kotë që t'ia shpejtojmë rikuperimi­n, duke parë që ky vit thuajse është mbyllur. Me shumë mundësi do ta shihni në janar. Ndërsa ai që po habit është Andrea Barzalji. E prisnim për në janar, por ai duket gati që tani, pse jo mund të jetë në fushë me ne, për ndeshjen ndaj Romës. Do të ishte një surprizë e bukur, jo vetëm për ne, por edhe për kundërshta­rët tanë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania