Panorama Sport (Albania)

"Zonja", gati të paguajë klauzolën e N'Zonzit

-

Aksel Vitsel? Korentin Toliso? Jo... Juventusi as që ka ndër mend të kursehet, por pas goditjeve, Marko Pjaca, Miralem Pjaniç dhe Gonzalo Higuain është gati që të bëjë një tjetër investim të rëndësishë­m, që në janar. Lojtari, të cilin drejtori Xhuzepe Marota kërkon me çdo kusht, është Stiven N'Zonzi. Francezi i Sevijes ka parakaluar të gjitha hierarkitë dhe vetë njeriu i merkatos bardhezi e përkufizoi hapur në media atë si "lojtarin më interesant të momentit". Për këtë arsye, Juventusi as që ka ndër mend që ta lërë t'i shpëtojë nga duart, por ka bërë gati paratë dhe udhëtimin drejt Spanjës në janar. Destinacio­ni i Marotës dhe i vartësve të tij nuk do të jetë selia e klubit të Sevijes, por federata spanjolle, pasi ata duan të derdhin fillimisht shifrën e 30 milionë eurove që vlen klauzola e N'Zonzit dhe, më pas, të fillojnë bisedimet me lojtarin, për ta transferua­r në Torino që në merkaton e janarit. Të pasurit klauzola ndonjëherë është një dëm për klubet dhe kampionët e tyre, por në të njëjtën kohë ky është favori më i madh që ka "Zonja e Vjetër" në këtë tratativë që po nis të planifikoj­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania