Panorama Sport (Albania)

Petev: Në Torino, për të shpëtuar nderin e ekipit

-

Dinamo e Zagrebit nuk ka arritur të grumbulloj­ë asnjë pikë sivjet, duke dështuar totalisht në këtë turne. Gjithsesi, trajneri i skuadrës kroate, Ivailo Petev, u kërkon të tijve që të bëjnë ndeshjen e tyre të sezonit, pa presione, dhe të shpëtojnë nderin e Dinamos në Champions. "Do të luajmë kundër Juventusit, përballë një prej favoriteve të këtij turneu. E dimë se çfarë na pret në Torino, e njohim forcën e tyre, por edhe ne kemi pasur përmirësim­e të rëndësishm­e së fundmi, prandaj në këtë transfertë do të kuptojmë më mirë se ku kemi arritur. Unë jam i sigurt problemi ynë deri tani në Europë ka qenë psikologji­k, jo teknik e fizik, prandaj kjo kundër Juventusit është ndeshja e duhur për të treguar sesa vlejmë dhe për të shpëtuar nderin e sezonit në këtë kompeticio­n. Formacioni? Nuk kam vendosur, por dua që kushdo që të zbresë në fushë të bëjë detyrën e tij në mënyrën më të mirë. Është diçka e mirë që i kam të gjithë në dispozicio­n, prandaj besoj dhe shpresoj se nuk do të dalim të mposhtur nga transferta në Torino", u shpreh në konferencë­n e tij për shtyp trajneri i Petev.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania