Panorama Sport (Albania)

Ramos: Po bëjnë puç kundër Realit, Zizu është “komandanti”

"Ronaldo më i miri i historisë, s'flasim për tripletë"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali luan një finale për vendin e parë në Grupin F dhe Serxho Ramos thotë se skuadra e tij duhet të bëjë maksimumin për të mundur një ekip si Dortmundi. Kapiteni i Realit thotë se Ronaldo është lojtari më i mirë në historinë e Realit, ndërsa i ka quajtur zbulimet e kontratave si një tentativë për të destabiliz­uar qetësinë dhe situatën në skuadër. "Ronaldo është më i miri dhe nuk ndryshon lehtësisht. Mendoj që një lojtar si ai nuk e ka pasur kurrë Reali", thotë Ramos.

Golat - "E di që kanë kaluar 11 vite nga dita kur shënova golin e parë me kokë me fanellën e Realit. Ishte një nga momentet më të bukura të karrierës sime. Shënova ndaj Olimpiakos­it. Kanë kaluar kaq shumë vite dhe unë vazhdoj të jem ende këtu. Jam krenar për atë që kam bërë, por edhe për klubin ku luaj".

Problemet fiskale - "Janë tema shumë delikate. Unë besoj shumë te ligji. Të gjithë duhet t'i kenë gjërat e qarta, por askush nuk duhet të preket nga kjo situatë: as lojtarët, as grupi. Unë jam shumë i qetë, sepse e di që do të zbulohet gjithçka. Disa janë të vërteta, por shumë të tjera janë edhe gënjeshtra. Duan të na destabiliz­ojnë në momentin që jemi duke ecur mirë".

Tripleta - "Nuk kemi folur kurrë për këtë gjë. Dua të them vetëm që pika e marrë në Barcelonë ishte shumë e rëndësishm­e. Kampionati vazhdon të jetë i hapur sepse kemi shumë ndeshje për të luajtur. Reali e ka për detyrë të luftojë për të tri kompeticio­net".

Zidan - "Është magjik. Fakti që jemi kaq mirë është për meritën e tij. Di të punojë dhe ne jemi shumë të lumtur për liderin e këtij grupi. Jemi shumë të kënaqur dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Ai është një trajner i shkëlqyer dhe ka shumë merita për mënyrën se si e menaxhon skuadrën".

Arbitrimi - "Mund të them shumë gjëra në lidhje me arbitrimin në klasike, por tani nuk kanë vlerë dhe nuk ndryshojnë asgjë. Ne do të luajmë sërish me Barcelonën për

ndeshjen e kthimit".

Precedentë­t - "Ndaj Barcelonës na kanë arbitruar gjyqtarë të ndryshëm. Nuk mund t'i kujtoj të gjithë sepse unë jam në fushë për të mbrojtur portën time dhe jo për të numëruar gabimet arbitrare".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania