Panorama Sport (Albania)

Në Spanjë janë të sigurt: E ka fituar Kristiano Ronaldo

-

Në datën 12 dhjetor do të shpallet zyrtarisht fituesi i "Topit të Artë", por mediat në Spanjë e kanë zbuluar. Bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, i cili ka kaluar një sezon vërtet të shkëlqyer. Fitoi Ligën e Kampionëve dhe Europianin në të njëjtin vit, duke qenë shumë i rëndësishë­m për Realin dhe Portugalin­ë. Gazeta "Mundo Deportivo" shkruan se gjithçka është vendosur sepse organizato­rët e "Topit të Artë" kanë kontaktuar portugezin për t'i bërë intervistë­n zyrtare si fitues të këtij trofeu dhe për të bërë gjithashtu edhe fotot. Në fakt, dilemat e mëdha janë për lojtarët që renditen pas tij, ku me shumë mundësi në vendin e dytë do të jetë Lionel Mesi. Për vendin e tretë ka pasur një betejë të madhe, pasi ishin në garë 3 futbollist­ë që bënë sezon mjaft të mirë. Bëhet fjalë për Suarezin, Nejmarin dhe Grizmanin. Ky i fundit u përfol si një nga fituesit e mundshëm të "Topit të Artë" pasi luajti dy finale të rëndësishm­e, por duket se portugezi do të triumfojë edhe një herë dhe do të vërë kurorën e mbretit si lojtari më i mirë i vitit 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania