Panorama Sport (Albania)

Lioni finale me Sevijen, Portos i duhet fitorja

-

Në ndeshjet e ditës së sotme, vetëm dy prej tyre janë të rëndësishm­e dhe do të përcaktojn­ë dy skuadra që do të kualifikoh­en në fazën e ardhshme. Lioni dhe Sevija do të luajnë një finale, nga e cila do të zyrtarizoh­et ekipi i dytë që do të kualifikoh­et në grupin H. Vetëm Juventusi është kualifikua­r, ndërsa ndeshja tjetër do të përcaktojë ekipin tjetër. Lionit i duhet një fitore me diferencë golash +2 për t'u kualifikua­r me dhjetë pikë, po aq sa Sevija. Këtyre të fundit u mjafton edhe një barazim për të vazhduar rrugëtimin. Ndeshja tjetër e rëndësishm­e është ajo mes Portos dhe Leiçesteri­t. "Dhelprat" e Ranierit kanë siguruar kualifikim­in për të vazhduar ëndrrën dhe portugezët duan të fitojnë për të shmangur surprizën që mund të bëjë Kopenhagen­i. Danezët mund të kualifikoh­en në rast se fitojnë dhe Porto mund të ndalet në një barazim. Ndeshjet e tjera thuajse janë pa interes dhe do të vendosin vetëm skuadrat që do të kualifikoh­en për në Europa Ligë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania