Panorama Sport (Albania)

"Normale që Aubamejang të dojë Realin"

-

Trajneri i Dortmundit, Tomas Tuhel, ka premtuar një sfidë spektakola­re kundër Realit të Madridit. Ai thotë se gjermanët argëtohen kur shënojnë kaq shumë. "Sigurisht që kemi shënuar dhe do provojmë të shënojmë gola të tjerë ndaj Realit. Kjo është mënyra jonë për ta fituar ndeshjen. E dimë rëndësinë e kësaj sfide, por nuk varet fati i sezonit. Ne e kemi siguruar kualifikim­in dhe vendin e parë do ta arrijë skuadra që ka më shumë dëshirë dhe do ta meritojë atë. Rojs? Nuk është në formë të mirë dhe nuk e di nëse do të jetë titullar. Ai është një lojtar shumë i rëndësishë­m për Dortmundin. Aubamejang? Është normale që të dojë të luajë me Realin", ka thënë Tuhel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania