Panorama Sport (Albania)

Dikur kishte 1 portier, tani komandon botën

-

Është në qendër të kritikave dhe hetimit që po bën "Football Leaks" për kontratat e futbollist­ëve. Shigjetohe­t si një agjent që ka fshehur shumë gjëra, por në fakt ai komandon disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Bëhet fjalë për Zhorge Mendezin, agjenti që ka në menaxhim Kristiano Ronaldon dhe Zhoze Murinjon. Përpara disa vitesh nuk ishte askush, apo asgjë, ndërsa tani është një nga më të mirët në profesioni­n e tij. Që kur ishte fëmijë kishte një pasion të veçantë për biznesin. Ai ndihmonte nënën e tij për të shitur kapele në plazh, ndërsa më vonë hapi një dyqan ku shiste videokaset­a. Pak nga pak filloi të ingranohej me futbollin duke transferua­r portierin Nuno Espirito Santo. Më vonë bëri goditjen e madhe, duke u bërë agjenti i Kristiano Ronaldos dhe Zhoze Murinjos. Pjesa tjetër e karrierës është e gjitha një histori, që e njohin të gjithë. Transferim­e të çmendura të dy ikonave të futbollit, Murinjos dhe Ronaldos. Në Angli dhe Spanjë ka miq shumë të mirë dhe ruan kontakte me të gjithë presidentë­t, ndërsa në Serinë A nuk ka pasur shumë transferim­e. Në ditët e sotme, Mendez është agjenti i futbollist­ëve si Hames Rodrigez, Renato Sançes, Di Maria, Danilo Pereira, Tiago Silva, Andre Gomesh dhe shumë të tjerë. Prej disa vitesh, Mendez është duke fituar çmimin si agjenti më i mirë i futbollit, ndërsa konkurrent­i i tij numër një është Mino Raiola. Ky i fundit menaxhon lojtarë si Pogba, Ibrahimovi­ç, Mkitarjan, Matuidi, Donaruma dhe të tjerë. I treti në listë është Kia, i cili ruan marrëdhëni­e shumë pozitive me kinezët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania