Panorama Sport (Albania)

Çapekoense, për pilotin kishte mandat arresti

Këtë fakt e konfirmoi ministri i Mbrojtjes së Bolivisë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Vazhdojnë të dalin fakte të tjera tronditëse në lidhje me tragjedinë ajrore të ndodhur në Medelin, e cila provokoi 71 të vdekur, mes të cilëve thuajse e gjithë skuadra braziliane e Çapekoense­s (mbijetuan vetëm tre lojtarë, plus një gazetare, një stjuardesë dhe një tjetër person i ekuipazhit). Siç referon uebsajti brazilian "Lance. com", ministri i Mbrojtjes së Bolivisë, Rejmi Ferreira, ka nënvizuar se Miguel Kuiroga, piloti i avionit të linjës "Lamia", që u rrëzua, kishte mbi shpatulla një mandat arresti në vendin e tij. Sipas deklaratav­e të politikani­t në fjalë, piloti ka dezertuar forcat ajrore boliviane përpara se të diplomohej, për sjellje agresive në shtetin amerikanoj­ugor. Miguel Kuiroga, i ndarë nga jeta vetëm në moshën 36vjeçare, në tragjedinë që tronditi MIGUEL KUIROGA Piloti i avionit të rrëzuar

të gjithë botën së fundmi, i ishte shmangur burgut, vetëm falë një beteje të fituar në Apel. Natyrisht që këto janë fakte që dalin shumë kohë më mbrapa, të cilat njollosin edhe më shumë figurën e drejtuesit të mjetit fluturues, që vazhdon të mbajë peshën më të madhe të fajit, duke qenë se akuza e fundit se avioni ka mbetur pa karburant është pa dyshim një përgjegjës­i e tij. Një gjë e tillë është e pafalshme, duke pasur në "krah" gjithë ato jetë njerëzish, ndonëse e vërteta e pastër do të dalë shumë shpejt, teksa ka nisur prej ditësh hetimi dhe zbardhja e informacio­nit që do të japin kutitë e zeza, që janë rikuperuar pas përplasjes së avionit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania