Panorama Sport (Albania)

"Pogba nuk do ta fitojë kurrë 'Topin e Artë'"

-

Pol Pogba duhet të dorëzohet, të paktën ky është mendimin i trajnerit të tij të kombëtares, Didier Deshamp. "Pol është një mesfushor dhe 'Topi i Artë' është një trofe që u rezervohet vetëm sulmuesve ose numrave 10, me përjashtim­e shumë të rralla. Ata që tërheqin vëmendjet janë gjithmonë sulmuesit, të cilët realizojnë shumë gola. Pogba vërtet shënon, por jo 2-3 për ndeshje në mënyrë të shpeshtë. Prandaj, duke qenë se ky nuk është profesioni i tij, nuk besoj se do ta fitojë kurrë 'Topin e Artë'. Edhe në vitin 2006, kur e fitoi Kanavaro, ai u shpall kampion bote, por ndërkohë në histori kanë mbetur lojtarë legjendarë si Paolo Maldini apo Havier Zaneti që nuk janë vlerësuar kurrë me këtë çmim, edhe pse mund ta kenë merituar më shumë se shumë të tjerë, për atë çfarë kanë bërë në karrierë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania