Panorama Sport (Albania)

Mbarojnë paratë, Nju Jork Kozmos "liron" lojtarët

-

Nju Jork Kozmos, klubi amerikan i themeluar në vitin 1971 dhe i dalë jashtë aktiviteti në 1984-ën, por i rikthyer në "jetë" sërish në vitin 2010, rrezikon që të shuhet për herë të dytë. Skuadra, ku deri pak muaj më parë luante një legjendë si Raul Gonzalez, ka mbetur me arkat bosh. Edhe pse presidenti O'Brajan që mori drejtimin e skuadrës në vitin 2012 premtoi të afronte ortakë lokalë dhe arabë, për t'u shndërruar në një klub elitar në anën tjetër të botës, asgjë nuk shkoi sipas planeve. Klubi, që në të kaluarën mblodhi ikona si Pele, Kinalja dhe Bekenbauer, ka mbetur pa parà dhe, për këtë arsye, dje lojtarët aktualë kanë marrë nga një letër, ku nënvizohet prishja e kontratave dhe ata janë lënë të lirë që të firmosin me ekipe të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania