Panorama Sport (Albania)

Lapadula: Nuk më tremb numri 9, fitojmë titullin

"I kërkoj ndjesë Niangut, Milanin e zgjodha menjëherë"

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Shënon gola decizivë, ka vullnet të hekurt dhe dëshirë për të "ndarë" në dysh botën. Lapadulës nuk i është dashur kohë në dispozicio­n që të fitojë zemrat e tifozëve të Milanit. Sulmuesi që bëri hapin e madh (kaloi në Serinë A) vetëm në moshën 26-vjeçare është emblema e shoqërisë kuqezi, e cila, ashtu si ai, po tenton që të ngjitet në elitën e futbollit...

Në ditët e fundit, ke qenë përcaktues për Milanin, por sërish nuk kemi parë shenja mendjemadh­ësie...

Sigurisht që tani po kaloj kohë të bukura, por mua më duhet të them se kam përjetuar kohë edhe më "të rëndësishm­e" në të shkuarën. I referohem kohës kur isha i dëmtuar dhe kur disa mendonin se nuk bëja për Milanin. Në ato çaste kam kuptuar se po vinte koha ime.

I pari që të ka ndihmuar ka qenë Masimo Odo (trajneri që e stërviti te Peskara).

E telefonoj shpesh. I kam shumë borxhe pasi më ka ndihmuar shumë vitin e kaluar. Nëse u transferov­a në Serinë A vetëm në moshën 26-vjeçare do të thotë se nuk kam qenë gati që të bëja një hap të tillë më parë.

Kush është personazhi yt i preferuar?

Kur isha i vogël pashë "Braveheart" (film i ndërtuar rreth patriotit dhe heroit të popullor skocez, Uilliam Uollas, i cili luftoi kundër tiranisë angleze) dhe nuk e di si m'u fiksua. Deri më tani e kam riparë edhe 100 herë të tjera atë film. Ai rol më pëlqen shumë.

Si e komenton aktivizimi­n tënd në derbi?

Mezi prisja që të futesha. Trupi më kishte mbledhur shumë adrenalinë dhe brohoritje­t e tifozëve në momentin që u futa ishin diçka që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Më vjen keq që nuk e fituam atë takim.

Të dielën u konfrontov­e me Niangun për shkak të penalltisë...

Vitin e kaluar nuk kam ekzekutuar asnjë penallti, por të dielën doja që ta godisja unë topin pasi kisha dëshirë të shënoja në "San Siro". Për fatin e keq bëra diçka që nuk duhej bërë pasi kështu futa në telashe edhe Niangun. Ai është caktuar nga grupi që të godasë penalltitë dhe nuk ishte e drejtë që të shkoja t'i kërkoja topin.

A mund të na tregosh mënyrën si u transferov­e te Milani?

Më kanë kërkuar shumë skuadra, mes tyre ishte edhe Napoli. Por unë vendosa që të

transferoh­esha në Milano. Ishte një vendim që mora brenda pak minutash.

Sigurisht që ke marrë parasysh edhe konkurrenc­ën e madhe. Çfarë raporti ke me Bakën?

Kam raport të mirë, ashtu si me të gjithë sulmuesit e tjerë.

Që pas largimit të Inzagit, fanella me numër 9 është kthyer në një mallkim për sulmuesit...

Unë doja numrin dhjetë, por

ishte i zënë kështu mora 9-ën.

Çfarë trajneri është Montela?

Nuk është e lehtë të stërvitësh një ekip si Milani. Ardhja e tij në pankinën zikaltër u pasua nga bashkimi i grupit të lojtarëve. Sot Milani ka dhe një identitet të qartë. Kemi shanse për titullin.

Çfarë i ke zili Ikardit? Lëvizjet, mendoj se është një sulmues i madh pasi sulmon shumë në thellësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania