Panorama Sport (Albania)

Me Piolin, stërvitje shtesë dhe më shumë britma

Trajneri ka ndryshuar stil krahasuar me paraardhës­in

-

"Gazzetta dello Sport" publikoi ditën e djeshme një artikull ku shpjegohes­hin detajet që dallonin sjelljet e dy trajnerëve më të fundit të Interit. Sipas të përditshme­s italiane, lojtarët ishin shumë më të qetë nën drejtimin e Frenk De Burit.

Britmat - Sipas gazetës së lartpërmen­dur, Pioli irritohet shumë kur lojtarët nuk zbatojnë atë çfarë ai u rekomandon gjatë seancave stërvitore. Mes të tjerash, gazeta pohon se ndryshe nga Frenk De Buri, i cili trajtonte lojtarët me më shumë respekt, italiani nuk kursen as britmat.

Shtesë - Ndryshe nga De Buri, Pioli ka detyruar lojtarët që të bëjnë orë shtesë stërvitje. Sipas "Gazzetta dello Sport", tekniku aktual nuk i lejon lojtarët që t'u drejtohen dhomave të zhveshjes në përfundim të stërvitjev­e. Sipas gazetës, ai komunikon me secilin prej tyre për t'i dhënë direktivat e duhura. Shpeshherë lojtarët, pasi komunikojn­ë me trajnerin, stërviten në aspekte të ndryshme.

I bezdisur - Në orët e fundit, gazetat sportive italiane kanë zbuluar se Pioli është bezdisur mjaftueshë­m nga deklaratat e Simeones. Sipas italianit, kolegu i tij tek Atletiko nuk bëri mirë që deklaroi se herët a vonë do të merrte vendin që sot i përket atij. Komenti i Simeones duhej përgënjesh­truar edhe nga Interi. Shoqëria, duke mos reaguar përballë fjalëve të "Cholo"-s, i ka hequr kompetenca­t Piolit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania