Panorama Sport (Albania)

Si do të jetë merkato e janarit e "Djallit"

-

Skenari, të cilit tifozët e Milanit i trembeshin aq shumë, duket se do të marrë jetë në janar. Shtyrjet e mbylljes së akordit mes "Fininvest" dhe "Sino Europe Group" duket se do të ndikojnë për keq në merkaton e janarit ku "Djallit" do t'i duhet që të bëjë hapa të kujdesshëm. Sipas mediave italiane, merkato e kuqezinjve do të jetë si ajo e bërë gjatë verës ku drejtuesit aktualë morën konsensusi­n e kinezeve për çdo blerje. E njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe tani. Javën që vjen Adriano Galiani do të takohet me Marko Fasnonen (i është premtuar posti i administra­torit të deleguar) për të rakorduar strategjin­ë do që do të ndiqet në merkato. Sipas specialist­ëve, thuhet se "Djalli" është i dyzuar mes vetëfinanc­imit dhe buxhetit ekstra. Pra drejtuesit aktualë ose do të veprojnë me paratë që do të përfitohen nga largimet e mundshme ose do t'i kërkohet një buxhet shtesë "Fininvest"-it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania