Panorama Sport (Albania)

Roma humb Strotmanin kundër Milanit dhe Juves

-

Kevin Strotman do ta paguajë shtrenjtë sherrin që nisi duke provokuar Kataltin, të cilit i hodhi ujë në fytyrë. Momenti që pasoi gjestin (Kataldi tërhoqi lehtë holandezin nga trikoja) ka detyruar gjykatësin sportiv të pezullojë Strotmanin për dy takimet e radhës për simulim. Për Romën, 180' e ardhshme janë si finale, pasi do të duelojë me Milanin dhe Juventusin. Kundër këtij vendimi janë shprehur të gjithë drejtuesit e Romës, të cilët kanë akuzuar ashpër gjykatësin sportiv. "Një vendim i tillë është i paarsyeshë­m. Nuk shikoj asnjë motiv për të na ndëshkuar kaq shumë", tha numri një i Romës, Xhejms Palota. "Zakonisht të tilla dënime u jepen atyre që kanë simuluar, por Kevini nuk ka bërë asgjë të këtij lloji", tha drejtori i përgjithsh­ëm i Romës, Baldisoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania