Panorama Sport (Albania)

Karlos Baka, në dyshim për ndeshjen me Romën

-

Milanit mund t'i mungojë edhe për disa javë të tjera sulmuesi kryesor. Ditën e djeshme, Karlos Baka ka braktisur përpara kohe seancën e radhës stërvitore të djemve të Montelës, pasi shqetësimi në kofshë nuk i ka kaluar ende. Dëmtimi që mori gjatë derbit të "Madoninës" ka qenë më serioz nga çfarë mendohej dhe për këtë arsye mjekët kanë marrë të tërë kohën e nevojshme për të rikthyer në formë kolumbiani­n. Deri më tani mungesa e tij në takimin e radhës të Milanit, atë kundër Romës, është e sigurt. Në ditët në vazhdim, 29-vjeçari do t'u nënshtrohe­t të tjerave teste fizike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania