Panorama Sport (Albania)

Liga Ballkanike, Lasku: Synojmë një tjetër fitore

"Jemi në superformë, tashmë nuk i druhemi askujt"

- OLGERT SERANI

Pas dy mrekullive në Ligën Ballkanike për Grupin B që bëri në transfertë me Trepçen dhe së fundi në "Asllan Rusi" "in extremis" kundër Pejës, Tirana në basketboll për meshkuj ka "uri" për një tjetër triumf. Përballë bardhebluv­e të trajnerit Nikola Milatoviç do të zbresin sot në parket, në sallën e rinovuar "Farie Hoti", maqedonasi­t e Feni Industries. Kundërshta­r, përballë të cilit janë mposhtur thellë në transfertë, por që për titullarin e kryeqyteta­sve Gent Lasku nuk ka vend për panik. Përkundraz­i, sipas tij, Tirana do të tentojë sërish suksesin në arenën ndërkombët­are. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport, Lasku konfirmon një optimizëm në skuadër në prag të këtij takimi. "Siç e dini, kemi korrur 6 fitore radhazi në më pak se 15 ditë nën drejtimin e trajnerit Nikola Milatoviç. Realisht po kalojmë një moment mjaft të mirë, edhe pse kemi mësuar të vlerësojmë drejt çdo kundërshta­r. Asgjë nuk është e lehtë apo e garantuar. Ne nuk i druhemi askujt. Në transfertë kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të dobët, ku nuk kemi treguar forcën tonë për shkaqe të ndryshme. Por jam më se i bindur që nesër (sot) do të jetë një realitet krejt tjetër. Për më tepër që do të jemi të favorizuar nëse do të nënvlerëso­hemi nga kundërshta­ri për shkak të rezultatit të mëparshëm". Një arsye më tepër ku Lasku beson te suksesi i katërt në Ligën Ballkanike është se do të rikthehen në shtëpinë e tyre. "Pa dyshim që të luash në shtëpinë tënde është favor, edhe pse jam shumë i sigurt se Tirana do ta tregonte veten e saj në çdo fushë të mundshme". Ndërsa "fsheh" skemën me të cilën trajneri Milatoviç e ka përgatitur këtë sfidë jo pak delikate, Lasku siguroi se skuadra është përgatitur maksimalis­ht. "Se si është përgatitur skuadra për këtë ndeshje nuk mundem të jap detaje, por mund t'u them se jemi përgatitur mjaft mirë dhe mendojmë vetëm të korrim një fitore", e mbylli deklaratën Lasku, një potencial për kryeqyteta­sit, që këtë sezon nuk njohin limite. Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në Ligën Ballkanike, Tirana mban vendin e dytë me 9 pikë (tri fitore dhe tri humbje), me pikë të barabarta me kryesuesit e Sutjeskas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania