Panorama Sport (Albania)

Tompson “jashtëtokë­sor”, shënon 60 pikë në 29 minuta

Ylli i Golden Steit i jep fitoren ndaj Indianas

-

KleiTompso­n ngjall me të vërtetë frikë. Në ndeshjen kundër Indianas çmendet duke realizuar plot 60 pikë. Në "Oracle Arena" më i riu i "Splash Brothers" ka përjetuar një mbrëmje "jashtëtokë­sore" duke vendosur rekord personal në karrierë në pikët e shënuara, por edhe në nivel klubi me Golden Steit në 42 vitet e fundit. 60 pikë në 29 minuta lojë që i dha mundësinë skuadrës së Uoriors të shkatërron­te Indianan në shifrat e përgjithsh­me 142-106 e të hipotekont­e suksesin e 18-të sezonal. Skuadra e trajnerit Kerr e mbylli pjesën e parë me 80 pikë të shënuara (27-38, 23-42) dhe +30 pikë në total. Që kjo ishte një mbrëmje magjike për Tompson, shifrat flasin vetë: 17 pikë në 9 minuta lojë, që shkojnë në 40 në vetëm 18 minuta. Në periodën e tretë do t'i shtonte protokolli­t edhe 20 pikë, por mund të shkonte përtej saj nëse Kerr nuk do të ulte në stol 1'22" nga fundi. Prova magjike e basketboll­istit kalifornia­n sfumoi pjesën tjetër të skuadrës, respektivi­sht Kevin Durant me 20 pikë të shënuara dhe Stefen Kurri në një natë modeste, me vetëm 13 pikë dhe 11 topa në tabelë. Nga kampi tjetër 21 pikë dhe 10 topa në tabelë mbajtën firmën e Pol Xhorxh, por që nuk mjaftuan për Peisers për të bërë mrekullinë kundër nënkampion­ëve të NBA-së. "Kjo arritje ndoshta nuk do të realizohet kurrë në historinë e basketboll­it. Unë jam gati që të vë bast për këtë gjë. Është diçka e mahnitshme", e komentoi Stefen Kurri marrëzinë e "vëllait" Tompson. Nëse në "Salt Lake City" Uoriors i falet E.T.Kleit, në Atlanta, edhe Oklahoma Siti ka një hero të sajin. Rasëll Uestbruk përshëndet tifozërinë me tripletën e gjashtë radhazi dyshifrore (32 pikë, 13 topa në tabelë dhe 12 asiste). Tashmë Uestbruk është vetëm një tripletë larg nga legjenda Majkëll Xhordan e vendosur në 1989-ën dhe tre nga rekordi i NBA-së që mbahet nga Uilt Çemberlein (9 radhazi të arritur në vitin 1968).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania