Panorama Sport (Albania)

S'ka parà, Federer dhe Serena tërhiqen nga turneu

-

Roxher Federer dhe Serena Uilliams janë tërhequr nga turneu ndërkombët­ar i Indisë për shkak të pasigurisë financiare. "IPTL 2016" është edicioni i tretë që organizohe­t dhe në dy të mëparshme tenistja amerikane dhe ai zviceran kanë qenë të pranishëm. Por kriza financiare e Indisë ka ndikuar direkt, ku një pjesë e tenistëve më të mirë në botë të mos marrin pjesë në turneun që do të nisë më 9 dhjetor. "Ne kemi pasur mjaft sfida këtë vit dhe kishim shpresë t'i zgjidhnim, - tha themeluesi i IPTLsë, Mahesh Bhupathi. - Por, me klimën e tanishme ekonomike në Indi dhe pasigurisë financiare, nuk mundëm të siguronim pjesëmarrj­en e Roxher dhe Serenës. Ata kanë qenë që të dy mbështetës të IPTL-së dhe mezi presim t'i shohim sërish në sezonet e ardhshme".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania