Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Barazimi, rezultat që më kënaq

-

Barazimi ndaj Partizanit e ka kënaqur trajnerin e Kukësit, Ernest Gjoka, i cili është shprehur: "Sigurisht që jam i kënaqur me barazimin përballë një kundërshta­ri direkt. Nuk duhet t'ia bëjmë qejfin vetes dhe as të gënjejmë. Në dy ndeshje i kemi marrë katër pikë Partizanit dhe ky është avantazh për ne. Këtë avantazh duam ta kemi me të gjithë rivalët. Në ndeshje të tilla është e rëndësishm­e të mos dalësh pa pikë". Në vazhdim të prononcimi­t të tij për "SuperSport", Gjoka komentoi edhe ndërrimet që kreu gjatë sfidës. "Nuk kisha pakënaqësi për lojtarë të veçantë, por në ndeshje të caktuara ka momente ku futbollist­ët nuk janë në vendin dhe kohën e duhur. Emini nuk po e kapte situatën dhe markimi ndaj tij ishte më i egër, kështu që mendova ta ndërroj me Lukasin. Ky është më fizik dhe më agresiv në marrjen e topit të parë. Kurse Karioka ishte ndërrim taktik. Në pjesën e parë nuk ishte aty ku duhet, kurse në të dytën e rriti lojën. Partizani na e mori lojën në fillim dhe u detyru- am të kishim më shumë ekuilibër taktik me rreshtimin 4-4-1-1. E kishim menduar ndryshe ndeshjen, duke synuar ta kapnim në befasi kundërshta­rin. Megjithatë, them se është pozitive që kemi disa mundësi taktike, të cilat mund t'i përdorim gjatë ndeshjes", pohoi trajneri i verilindor­ëve.

Gjykimi - Tekniku pranoi se, në disa momente, skuadra e tij është mbrojtur edhe me 9 lojtarë. "Situatat e lojës na detyruan të mbroheshim me nëntë lojtarë në momente të caktuara, ndaj dukej sikur Pejiç ishte i larguar. Por nuk ishte më shumë se 30 metra i larguar nga skuadra. Mendoj se

kemi bërë përmirësim­e, por duhet akoma punë për të arritur përsosmëri­në. Duhen mijëra orë pune për të ndërtuar një ekip futbolli, sidomos disiplinën taktike, si në sulm edhe në mbrojtje", tha Gjoka, i cili në fund kishte një koment edhe në lidhje me arbitrimin. "Mendoj se

gjyqtari ka qenë korrekt. Ishte një ndeshje me përgjegjës­i të madhe, si fizikisht edhe taktikisht. Në një moment ishim ne që krijonim raste, në të tjetra Partizani. Mendoj se ka bërë detyrën dhe, nëse të gjithë do ta bëjmë këtë, atëherë çdo gjë shkon mbarë", mbylli tekniku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania