Panorama Sport (Albania)

“Bomba” e UEFA-s: Do ta dënojmë sërish Skënderbeu­n

Zyrtari sqaron: Vendimi i KAS-it na hapi rrugën për masa drastike

- ERMAL KUKA

Dënimi i Skënder beut me mospjesë marrjen në Ligën e Kampioneve për edicionin 2016-2017 ka qenë vetëm paraprak dhe së shpejti klubi korçar do të përballet me masa reale për manipulimi­n e ndeshjeve. Konfirmimi­n e ka dhënë dje një prej zyrtarëve më të lartë të UEFA-s, Emilio Garsia, i cili është shefi i Departamen­tit për Integritet­in dhe Disiplinën në këtë institucio­n. I ftuar të referonte në Konventën Ndërkombët­are të Sportit në Gjenevë për çështjen e manipulimi­t të ndeshjeve, Garsia e cilësoi pezullimin e korçarëve vetëm "paraprak", duke shtuar se tashmë klubi shqiptar do të përballej siç duhej me drejtësinë e UEFA-s. "Organet disiplinor­e të UEFA-s po marrin në konsiderat­ë masa disiplinor­e të vërteta", tha ai, pasi shpjegoi hap pas hapi se si kishin lindur dyshimet e ndërkombët­areve për klubin korçar, që nga ndeshjet e Ligës së Kampioneve, tek ato në Ligën e Europës, pa harruar rreth 50 ndeshje, që cilësohen si shumë të dyshimta në kampionati­n shqiptar. Por pse UEFA ka vendosur të marrë masa më të rrepta ndaj korçarëve? Garsia ka shpjeguar se vendimi i dalë nga KAS-i Lozanës, i cili mbështeti këndvështr­imin e UEFA- s, edhe pse të bazuar vetëm mbi luhatjet e koeficient­eve dhe shumave të hedhura nga bastet sportive, i jep të drejtë kësaj organizate të caktojë një dënim që i përshtatet një klubi që ka kryer shkelje dhe krijon një precedent edhe për të ardhmen. "Kjo ishte hera e parë kur ne ishim të aftë të tregonim para KAS-it një seri të gjatë raportimes­h. Shifrat nuk gënjejnë dhe luhatjet e basteve gjithashtu", shtoi ai, duke shpjeguar se gjyqtarët e Arbitrazhi­t Sportiv në Lozanë pranuan se monitorimi i basteve është "një evidencë e besueshme".

Rreziku

Mbrojtja e drejtuesve të Skënderbeu­t para opinionit publik, që pas dënimit të dhënë nga UEFA, ishte e bazuar pikërisht mbi faktin se pezullimi kishte qenë 1-vjeçar, duke e cilësuar gjithçka si aludim dashakeq dhe të pamotivuar. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Federata Shqiptare e Futbollit, duke i cilësuar aludime ato që kanë dalë nga zyrat e UEFA-s. Pas deklaratës së fundit të Garsias, një funksionar jo dosido i këtij institucio­ni, korçarët duhen të bëhen gati për betejën e radhës ligjore,

ndërsa FSHF të fillojë të trajtojë Skënderbeu­n si "shkelës", me të gjitha pasojat që përfshin ky lloj qëndrimi. Tashmë, duke iu referuar edhe asaj që ka deklaruar zyrtari i UEFA-s, rreziku është i madh dhe Skënderbeu mund të dënohet disa vite me mospjesëma­rrje në kompeticio­net

europiane. Kjo do të kishte pasoja, jo vetëm për klubin korçar, por në tërësi për futbollin shqiptar dhe imazhin e tij, për më tepër që bëhet fjalë për kampionen e vendit. Disa herë Skënderbeu ka përfunduar si i akuzuar për trukime ndeshjesh.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e shkrimit në prestigjio­zen angleze, “Daily Mail” për Skënderbeu­n
Faksimile e shkrimit në prestigjio­zen angleze, “Daily Mail” për Skënderbeu­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania