Panorama Sport (Albania)

Partizani: FSHF, mjaft me rezultate të telekomand­uara!

"Nuk do bëhemi asnjëherë vegël e askujt, për asnjë arsye"

- ARMAND HALILI

Partizani nuk e ka kaluar në heshtje faktin që është penalizuar nga gjykimi në ndeshjen e luajtur të martën ndaj Kukësit. Një gol i rregullt i anuluar dhe një 11-metërsh në favor të të kuqve kanë detyruar zyrtarët e kuq të dalin në një deklaratë për mediat, në...

Partizani nuk e ka kaluar në heshtje faktin që është penalizuar nga gjykimi në ndeshjen e luajtur të martën ndaj Kukësit. Një gol i rregullt i anuluar dhe një 11metërsh në favor të të kuqve kanë detyruar zyrtarët e kuq të dalin në një deklaratë për mediat, në të cilën denoncojnë veprimet e arbitrave dhe kujtojnë se ata nuk do të bëhen asnjë palë me asnjë. Deklarata e plotë

Një ditë pas ndeshjes Partizani - Kukësi, jemi më të qetë dhe shfaqim pamjet e rasteve të diskutuesh­me të ndeshjes Partizani - Kukësi. Gjithkush është i lirë të japë opinionin e vet, madje do donim që edhe këtë "moviolë" ta bënte sërish vetë arbitri i kësaj sfide, meqë FSHF u përkujdes që arbitri i ndeshjes Partizani - Skënderbeu ta bënte vetë moviolën e ndeshjes, i sugjerojmë që edhe këtë radhë të bëjë të njëjtën gjë3 Meqë moviolistë­t e ekraneve shqiptare janë të gjithë punonjës në FSHF, presim me qetësi dhe maturi sqarimet për:

a) Golin e anuluar, kur Ekuban është dukshëm në pozicion të rregullt.

b) Kartonët e munguar të Shametit ( dy raste, asnjë karton).

c) Faullet e munguar në rastet e Trashit apo Bardhit gjë që nuk ndodhnin në rastet e kundërshta­rëve.

d) Kartonin e dytë të verdhë të Allës ( karton i kuq) kur duheshin edhe 30 minuta të përfundont­e ndeshja.

e) Goditjet e këmbëve të Trashit dhe Azubel si mund të cilësohen nga moviolistë­t që të tilla goditje na i kanë servirur si 11-metërsha javë të kaluara?

f) Shtyrja e Ekuban apo qoftë edhe e Pejiç brenda zonës si mund të cilësohen?

Jemi në pritje të "superstari­t" të radhës në ekran për të na sqaruar këto raste të diskutuesh­me 3 Ndryshe, Federata Shqiptare e Futbollit duhet të na sqarojë në mënyrë institucio­nale përse këto raste të diskutuesh­me në ndeshjet ndaj rivalëve direkt janë në dëm të FK Partizanit.

Nuk jemi ndër klubet që ankohemi për gjykimin në një ndeshje të vetme. Por, ajo kundër Kukësit ishte "dënimi" i radhës që uniformat e zeza po nxijnë mbi lodhjen dhe meritën e futbollist­ëve tanë. Prej 14 javëve, të paktën

pesë prej tyre janë vendosur nga gabimet e arbitrave në dëm të Partizanit. Ky reagim vjen si nevojshmër­i për të evituar "telekomand­imin" e rezultatev­e nga arbitrat.

Nëse këto veprime lidhen me mendimet dhe opinionet

e shprehura haptazi dhe publikisht nga presidenti Gaz Demi, që nuk i shkojnë për shtat institucio­nit të futbollit, ju bëjmë me dije se emri i FK Partizanit nuk mund të përdhoset në këtë mënyrë. NE do të kemi vendimin tonë. Gjithçka që

themi e bëjmë është në shërbim të përmirësim­it të imazhit dhe drejtësisë në futbollin shqiptar. Ne si klub kemi ndërmarrë një rrugë në të cilën mund të jemi edhe të vetëm, por jemi të vetëdijshë­m që kërkojmë të drejtën dhe transparen­cën

që në jo pak raste ka munguar.

FK Partizani nuk do të bëhet kurrë, në asnjë moment, "vegël" e askujt dhe për asnjë arsye. Jemi një klub që kërkojmë të luhet në Shqipëri një futboll "i shëndetshë­m" dhe kur të jetë i tillë nuk do të mungojnë fjalët e mira, por kur ka padrejtësi dhe nuk ka transparen­cë FK Partizani, patjetër që do të ngre zërin e tij, zë i cili përfaqëson një "Klub Legjendë" të futbollit shqiptar, një tifozëri që i kalon kufijtë zyrtarë të Republikës së Shqipërisë.

Jemi në pritje të një reagimi zyrtar nga FSHF-ja, Departamen­tit të garave, Sektorit të Arbitrave, apo ndonjë komisioni teknikogjy­kues. FK Partizani ndëshkohet çdo javë: me kartonë ( lojtarët), me gjoba ( klubi), me penalizime ( tifozët), duam të dimë ndëshkimin kur këto gabime bëhen (me ose pa dashje) nga ana e institucio­nit që ka marrë përsipër të zhvillojë një garë futbolli të ndershme3

Në respekt të gjithë mbështetës­ve të tij, por edhe gjithë opinionit sportiv shqiptar, FK PARTIZANI.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania