Panorama Sport (Albania)

Imelda Prennushi, një kampione e madhe

* Triestja, Shkodra, Italia e basketboll­it dhe plot të tjera

- Nga BESNIK DIZDARI

Universita­re,

intelektu ale - e madje ashtu si dhe bashkëshor­ti i saj i nderuar, autori dhe publicisti Claudio Fait, edhe ajo paksa njeri i të shkruarit - Imelda Prennushi, basketboll­iste kampione e Italisë si dhe anëtare e Kombëtares së Italisë, është...

Universita­re, intelektua­le - e madje ashtu si dhe bashkëshor­ti i saj i nderuar, autori dhe publicisti Claudio Fait, edhe ajo paksa njeri i të shkruarit - Imelda Prennushi, basketboll­iste kampione e Italisë si dhe anëtare e Kombëtares së Italisë, është një nder i kulturës qytetare e sportive bashkë, si për Shkodrën e si për Shqipërinë. Dhe ne që e patëm "zbuluar" emrin dhe famën e saj mbas nja 50 vjetëve të Pasluftës! Ndonëse e kishim pasur te dera e shtëpisë, aty lart bregut të Adriatikut që është dhe i yni, në Trieste…

Mund të stërholloh­esha e të rrëmoja disi në mënyrë të shpërndarë, por nuk mund të ketë më kuptim sesa kur gjithçka e tregon vetë protagonis­tja Imelda.

E shkruar përmes një modestie shembullor­e, me kulturë e rrjedhshmë­ri prej intelektua­leje të klasit të parë, tregimi i saj lakonik në veçimin e vetë esencës së jetës së saj sportive është po shembullor.

Imelda Prennushi - kjo kombëtaras­e e shquar e Italisë nga Shkodra, të cilën Shqipëria e saj po e njeh për herë të parë përmes këtij shkrimi të "Panorama Sport", përbën pa dyshim një italiane të shquar për kah formimi e veprimtari­a e po aq një shqiptare të madhe të sportit (dhe jo vetëm) për kah gêni shqiptar i talentit, për kah prejardhja e një qytetarie nobël dhe "antike", do të thosha, të Shkodrës. Për fat edhe të një Shqipërie, e cila ashtu siç veproi me shumë e shumë familje shqiptare në mërgim, kjo Shqipëria 1944-1991, assesi nuk desh t'ia dijë. Them me bindje të plotë se nuk mund të ketë pasur shtete të tjerë në botë që të silleshin me kësisoj heshtjesh të qëllimshme ndaj bashkëkomb­ësve të familjeve më fisnike të tyre e të arritjeve të mëdha. E tash, ja çka tregon Imelda Prennushi posaçërish­t për ne, teksa tregimit të saj ajo i vë titullin emocionues, kuptimplot­ë dhe me zemrën atdhetare që i rreh fort: "… Si ndodhi që një vajzë shqiptare të bëhej kampione e Italisë dhe të luajë me kombëtaren italiane të basketboll­it?":

"… Si ndodhi që një vajzë shqiptare të bëhej kampione e Italisë dhe të luajë në kombëtaren italiane të basketboll­it?"

Nga IMELDA PRENNUSHI

Prindërit e mij ishin nga Shkodra, e baba i im, Rroku, e kishte atje qendrën e ndërmarrje­s së tij tregtare, ndërsa nëna ime Luçe kishte shumë motra. Gjithmonë për shkak të punëve të babës ne kishim shtëpi edhe në Trieste. Në këte qytet më takoi mua që të lindnja më 23 prill 1932, dhe pikërisht këtu 13 vjet më vonë, unë do të filloja të luaja basketboll. Dhe që vendi ku më lindi ky pasion do të ishte një kolegj murgeshash, "Notre Dame de Sion", kjo mund të duket e çuditshme, ndonëse jo dhe aq: shkolla kishte një palestër dhe një skuadër vajzash, më të mëdha se unë dhe më të zojat, të cilat më 1942 kishin fituar kampionati­n e basketboll­it midis shkollave të qytetit. Dhe kështu, duke parë të luanin shoqet e mia, vetvetiu më dridheshin këmbët, ndërsa më tërhiqte aq fort koshi i vendosur dy metra lart nga toka në të cilin përfundont­e topi. U përfshiva në skuadër dhe mandej, saktësisht më 5 tetor 1946, nën emrin F.A.R.I - një shoqëri sportive katolike - ne fituam turneun e "Promozione Regionale". Thonë se dashuria e parë nuk harrohet kurrë, por unë shtoj: edhe medalja e parë sportive, sidomos kjo që unë fitova në këte rast, nuk mund të harrohet kurrë…

Lufta sapo kishte përfunduar, dhe thuajse i gjithë metali ekzistues ishte destinuar për armët, e ndoshta nuk ishin as paratë për t'u shpenzuar për nderime kësisoji. Kështu, ajo që m'u dorëzua gjatë ceremonisë së fitores, ishte një medalje prej kartoni. Nuk e kam për humor: ishte një prerje gjashtëkan­dëshe prej kartoni të mbështjell­ur me letër varaku mbi të cilën me penel ishte vizatuar dhe gdhendur topi i basketboll­it dhe data ( 8 tetor 1946). E gjitha "e rafinuar" kështu dhe e vendosur në gjoks përmes një fjongoje tringjyrës­h. A mund të them se për mua kjo është medalja me vlerën më të madhe që unë kam fituar? Them se po. Ky ishte fillimi im në botën e basketboll­it.

U zgjata paksa duke kujtuar, po shpresoj se kuptohet që e tregova ngaqë emocionet dhe entusiazmi që një vajzë 14-vjeçare përjetonte kësisoji duke përuruar "karrierën" e saj me këte fitore, janë sot e ksaj dite të gjalla dhe të pashlyeshm­e në kujtesën time. Mbas këtij fillimi pra, basketboll­i hyri përfundimi­sht në 14 vitet e ardhshme të jetës sime, duke kaluar nga skuadra F.A.R.I te "Societa Ginnastica Triestina" - shoqëri kjo e lavdishme qytetare, themeluar qysh më vitin 1863; me fanelën e së cilës unë mora pjesë në kampionati­n për hyrje në Serie A, duke fituar një vit më vonë (1949-1950) në më të lartën kategori, vendin e katërt dhe duke u ngjitur dy vjet më vonë në vendin e dytë. Ndërkaq, ne fitojmë turneun e Marsejës, një tjetër në Napoli, duke arritur deri te fitimi i vendit të parë në turneun e femrave në Porto San Giorgio dhe të dytin në atë europian të Brukselit.

Më 1953 skuadra pëson një ndryshim brezash: largohen më "të vjetrat", dikush për t'u martuar, dikush për të kaluar në skuadra të tjera, ndërsa unë kalova nga fanela me numrin 13 tek ajo 4, që do ta mbaja për gjithë karrierën time; madje duke u bërë kapitene e një formacioni që përbëhej prej dymbëdhjet­ë vajzave shumë të reja, ato me të cilat do të ndaja më mbas gëzimet dhe zhgënjimet që kurrë nuk mungojnë në sport. Megjithate "cursus honorum" i skuadrës po bëhej gati të fillonte: më 1954 fitojmë vendin e tretë në Kampionati­n kombëtar të Serie A, një vit më vonë zbresim në të katërtin, por fitojmë vendin e dytë në turneun e Faenza-s, të katërtin në turneun ndërkombët­ar të Brukselit, të parin në Turneun e Rezistencë­s në Torino, ku unë u intervisto­va për herë të parë në TV të RAI- t, dhe së fundi zejmë vendin e katërt në turneun e Lecce-s.

Më 1956, më në fund fitojmë gjithçka dhe ngjitemi në krye të renditjes së Kampionati­t Italian të basketboll­it për femra, çka do të thoshte që unë, një vajzë shqiptare, në këte vit u bëra kampione e Italisë! Kështu, fillojmë të shihemi me vëmendje, duke u admiruar për lojën dhe të imituara madje për përdorimin e mënyrave të para të përimtimit statistiko­r të të dhënave të përdorura përsëpari prej trajnerit tonë ( pasimet, prania dhe pozicionet në fushë, mënyrat e shënimit të koshave e të tjera), edhe pse për shkak të mundësive të pakta financiare të Shoqërisë, skuadra nuk kishte arritur të përballont­e koston e kampionati­t të ri. Nuk mbetej gjë tjetër përveçse të kërkonim një "sponsor", çka për fat do ta gjenim shumë shpejt tek firma "Stock", fabrika e mirënjohur e pijeve në Trieste. Kjo nuk do të thoshte se po hynim në një profesioni­zëm të vërtetë, pra ende mbeteshim një skuadër thjesht diletante, përderisa në këte periudhë kur sapo veshnim fanelën e re, nuk morëm kurrnjiher­ë as rrogë, as çmime (premio) për fitoret, por vetëm rimbursime­t për shpenzimet e udhëtimeve. Në këte periudhë skuadra ndërroi emër duke u quajtur "Pallacanes­tro Stock", dhe tashmâ ne, të pjekura në lojën tonë, e nderuam divizen e re me fitimin e titullit të dytë të kampionit më 1957 dhe të tretin radhazi më 1958. Por as këto suksese - dhe këte e them kur mendoj se sa fitojnë sot lojtaret e basketboll­it - nuk e ndryshuan kursimtari­në tradiciona­le të sponsorit tonë, qoftë dhe në dhuratat e dhëna në fund të kampionati­t me titullin e fituar. (Unë për shembull, në vitin e parë mora një aparat fotografik Condor që u prish shpejt, në titullin e dytë një valixhe të vogël dhe në titullin e tretë një bylyzyk prej zinxhiri me skalitjen e emrit tim!).

Si pasojë e këtyre sukseseve natyrisht që shumë prej nesh do të thirreshin të bënin pjesë në skuadrën kombëtare. Unë madje, jam thirrë për herë të parë më 1952 me rastin e Kampionati­t Europian që zhvillohej në Moskë, por nuk munda të shkoja sepse Federata zbuloi se përderisa nuk isha italiane, nuk mund të shkoja. Turp i madh dhe zili e madhe, ndonëse disa shoqe të mia do të më sillnin si dhuratë ngushëllue­se një kuti - kujtim i dhuruar prej ruseve - me pudër për fytyrë, buzëkuq dhe parfum - të gjitha krejtësish­t të dala mode në Itali. Sidoqoftë, qysh prej këtij viti do të duheshin edhe gjashtë vjet të tjera që unë të merrja nënshtetës­inë për të bërë të mundur, ate që më është thënë, që qenkam shqiptarja e parë pjesë e një kombëtarej­e të huaj.

Deri këtu kujtova veprimtari­në time në fushën e basketboll­it, por për krenari personale dhe për plotësim të informacio­nit, do të doja të shënoja edhe ndonjë të dhënë rreth veprimtari­ve të tjera të mia sportive.

Kam filluar të luaj tenis më 1946 dhe tre vjet më vonë fitova titullin e kampiones për femra si individë në Kampionati­n Rajonal të Junioreve, ndërsa në Genova mbërrita deri në gjysmëfina­len e kësaj disipline për Kampionati­n Italian të kësaj moshe, duke mbyllur karrierën në grupin e parë të kategorisë së tretë të renditjes kombëtare. Në ski kam marrë pjesë në Kampionati­n universita­r të Italisë në Cortina d'Ampezzo, duke zënë vendin e katërt në sllallomin gjigand, të pestin në sllallomin special, të dhjetin në lëshimin e lirë. Ndërkohë, në kampionati­n triestin të këtij viti kam zënë vendin e dytë në garën e lëshimit të lirë dhe të pestin në sllallomin special. Dhe për ta mbyllur curriculum-in tim personal, po përmbledh medaljet: 3 medalje të arta si Kampione e Italisë, 4 medalje të arta për praninë në kombëtaren e basketboll­it, dhe tipe të tjera medaljesh për pjesëmarrj­en në turnetë e Udine, Venezia, Zara e Messina si dhe në renditjet në gara të kampionate­ve të tenisit dhe të skive alpine. Imelda Prennushi - një kampione e madhe

Siç shkrova numrin e kaluar pranë fotos së Imeldës 5-vjeçare, në qendrën alpine të Bogës së Shkodrës më 1937, është vërtet diçka e jashtëzako­nshme kur mendon se kjo vogëlushe e Shkodrës do të bëhej kapitene e kampione e Italisë në basketboll, titullare e "Nazionale"s, siç po më pëlqen ta shkruaj në italisht. E, për shkak të plot trilleve të ligjeve apo normave të një shteti, gjithë këtë ajo e arrin jo pa peripeci, siç e tregoi edhe vetë.

Do t'i duhej të përballej me ligjin italian të shtetësisë. Mandej do të gëzohej për nënshtetës­inë e saj deri dhe vetë revista e mirënjohur "Pallacanes­tro", e cila më 1957 do të botonte plot gëzim këtë artikull të shkurtër njoftues me titullin "Imelda Prennushi u bë italiane"! Shkruan "Pallacanes­tro": "Prej disa ditësh lojtarja e "Ginnastica Triestina", Imelda Prennushi, ka marrë nënshtetës­inë italiane. Kapitenia e bardhekalt­ërve, duke qenë me origjinë shqiptare, konsideroh­et pa nënshtetës­i, por duke qenë se ka lindur në Trieste

“Nëse besojmë dhe përpiqemi me çdo forcë për fitoren, kemi për ta marrë atë”, mjaftohet të thotë Bakaj, tek i cili të paktën fillimisht do të përqendroh­et sot sulmi i kuq.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ginnastica Triestina - Kampione e Italisë 1957. E dyta nga e djathta, Imelda Prennushi.
Ginnastica Triestina - Kampione e Italisë 1957. E dyta nga e djathta, Imelda Prennushi.
 ??  ?? Imelda Prennushi skiatore
Imelda Prennushi skiatore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania