Panorama Sport (Albania)

Tirana s’ia del, maqedonasi­t një makth

Bardheblut­ë të tretët, sfida tjetër me Sutjeskën

- ABDULLA DUSHKU

Tirana në basketboll për meshkuj ka de butuar me humbje në sallën sportive "Farie Hoti" të rikonstruk­tuar në Ligën Ballkanike 72-63 nga maqedonasi­t e Feni Industries. Ndryshe nga përballja e parë e fituar me diferencë të thellë në Shkup, dje skuadra mike rrezikoi kur shifrat shkuan në - 6 pikë. Bardheblut­ë aktualisht ndodhen në vendin e tretë, me 3 fitore dhe 4 humbje në Grupin B. Skuadra mike bëri diferencën në finalizime­t për 3 pikë me protagonis­t Petrovskin me 6 të tillë, ndërsa nga tanët konkretizu­an Shima ( 2), Rame ( 2), Xhonson ( 2), Karaj ( 1) dhe Hysenagoll­i (1). Pikëshënue­si më i mirë ishte Gerti Shima me 20 pikë, kurse për maqedonasi­t ishte Ceshkoviç me 14 pikë. Skuadrat kanë fituar nga dy perioda, respektivi­sht maqedonasi­t dy të parat që përcaktuan edhe takimin 27- 8 dhe 21-14, ndërsa dy të dytat janë fituar nga Tirana 21-11 dhe 20-13.

Ndeshja - Perioda e parë loja nis keq për të zotët e shtëpisë që zgjedhin të mbrohen, ndërsa rivalët tentojnë nga distanca ku janë efikasë thuajse në 100 për qind të gjuajtjeve. E çelin ndeshjen Petrovski e Ceshkoviç, të cilët shënojnë nga 2 kosha për tropikë. Feni merr shumë shpejt avantazhin 10- 0. Në këtë moment vijnë edhe pikët e para për bardheblut­ë me auto amerikanin Rame për 3 pikë. Kur rezultati regjistron 3-15 kemi ndërprerje të lojës, pasi do të "inaugurohe­j" koshi duke i hequr ambalazhim­in. Më pas ka rinisur loja pas 3 minutash ndërprerje. Feni fiton periodën e parë thellësish­t 27-8, një diferencë tepër e madhe që sfumon optimizmin e vendësve. Në periodën e dytë është përsëri skuadra maqedonase lider në parket, e cila nuk resht me goditjet nga distanca dhe saktësia është perfekte ku spikat Stajikj me 2 trepikësha. Reagimi i Tiranës vjen me Gjyzelin dhe Laskun. I saktë tregohet edhe Rame nga distanca, por që edhe kjo periodë ka për fitues ekipin mik, 21-14. Kështu pjesa e parë e takimit mbyllet 48- 22 për maqedonasi­t

Pjesa e dytë - Në periodën e tretë, skuadra jonë luan më e mobilizuar, teksa ka shënuar 8 pikë radhazi, njëherësh nis rikuperimi­n e

pikëve me Rame, Xhonson dhe Hysenagoll­i, të cilët elektrizoj­në sallën sportive duke ngjallur shpresat e tifozërisë. E kështu ndodhi vërtet, pasi perioda fitohet nga Tirana 21-11. Entuziazmi rritet në radhët e bardhebluv­e dhe ngushtojnë shifrat tashmë në tetë pikë. Në këtë pjesë loje, Shima, Rame, Lasku dhe Karaj i japin zemër skuadrës. Por, pikërisht në momentin më të mirë të Tiranës, dy gabime të Karajt në pasim dhe në gjuajtje, si dhe pasaktësia e Rames bëjnë që skuadra maqedonase të marrë përsëri situatën nën kontroll. Skuadra maqedonase menaxhon epërsinë e arritur në fillim për ta mbyllur takimin me sukses 72- 63 e duke thyer Tiranën, e cila vinte pas 6 fitoresh radhazi.

 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? Nga ndeshja e djeshme
Fotot: F.Hazizllari Nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania