Panorama Sport (Albania)

Vidal: Nuk e dua Juventusin në turin tjetër

Kiliani: Në të dyja vazot ekipet janë të forta, por ne duhet t'i mundim të gjithë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

‘ Shpresoj që me Juven tusin të përballem vetëm në finale". Arturo Vidal nuk dëshiron të përjetojë makthet personale të sezonit të shkuar, por mbi të gjitha i trembet dëshirës për hakmarrje të ishskuadrë­s: "Shpresoj të mos takohemi në 1/ 16- at", deklaroi mesfushori i Bajernit të Mynihut. Por shmangien e kampionëve të Italisë kiliani e kërkon vetëm për të mos përjetuar emocionet negative të një largimi të mundshëm të tyre nga Liga e Kampioneve, sepse, sipas tij, kampionët e Gjermanisë nuk i tremben "Zonjës së Vjetër": "Por, në çdo rast, nëse ne duam të fitojmë Champions- in, atëherë duhet të fitojmë kundër të gjithëve". Bavarezët mbërritën të dytët në Grupin D dhe kjo do të thotë se shanset e përballjes me një skuadër më të fortë janë pa dyshim më të mëdha. "Sigurisht që diçka ndryshon nëse renditesh i dyti, por në të dyja vazot skuadrat janë shumë të forta".

Juventusi - Një vit pas përplasjes së dyfishtë në aksin Torino- Mynih, shanset për një duel tjetër Juventus- Bajern në 1/ 16- at e Champions-sit është diçka që të dyja skuadrat do të donin ta shmangnin, të paktën kaq herët. Në mes është Arturo Vidal, i cili tregoi preferenca­t e tij për shortin që do të hidhet të hënën në ora 12:00, në Nion të Zvicrës. "Të mbërrish i dyti ndryshon diçka, sepse mund të përplasesh me skuadra shumë të forta. Shpresoj që të mos

takohem me Juventusin përpara finales. Por, në çdo rast, duhet të fitojmë kundër të gjithëve nëse duam që të ngremë trofeun e 'Champions'vijon 29-vjeçari për mikrofonat e televizion­it italian "Mediaset Premium".

Ançeloti - Më i qetë duket

trajneri i Bajernit, Karlo Ançeloti, një tjetër ish i skuadrës bardhezi: "Të takoheshim me Juventusin do të ishte një rrezik edhe për ata, jo vetëm për ne. Jam i gëzuar që është kualifikua­r edhe Napoli për të mirën e futbollit italian".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania