Panorama Sport (Albania)

Ventura: Varet nga Shqipëria kualifikim­i ynë

Trajneri i Italisë: Ndeshja më e vështirë

-

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Xhampiero Ventura, ka qenë dje për një vizitë në Palermo, qyteti ku do të zhvillohet ndeshja e 24 marsit për kualifikue­set e Kupës së Botës "Rusi 2018" mes "axurrëve" dhe Kombëtares shqiptare të drejtuar nga De Biazi. Në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit të Palermos, ai e cilësoi ndeshjen Itali-Shqipëri si ndeshjen më të vështirë të të gjithë edicionit kualifikue­s. Sipas kreut të përfaqësue­ses së Italisë, pjesëmarrj­a e sa më shumë tifozëve italianë në stadium do të jetë vendimtare, pasi për të kualifikim­i në vend të parë në grup kalon pikërisht nga kjo përballje. Stadiumi - Sipas trajnerit të Italisë, në Palermo është një stadium ku tifozëria vendëse është shumë mbështetës­e. "Uroj që faktori fushë të ndihet në këtë stadium. Sa herë që kam luajtur në Palermo si kundërshta­r më ka bërë gjithmonë përshtypje ngrohtësia e publikut në stadium. Do të ishte shumë bukur nëse Palermo do të na jepte një dorë në këtë drejtim. Kjo do të jetë ndeshja më e vështirë e të gjithë grupit", ka deklaruar Ventura. Kualifikim­i - Për numrin një të pankinës "axurre", fitorja me Shqipërinë është e vështirë, por vendimtare për objektivat e skuadrës së tij. "Nëse nuk mundim Shqipërinë, atëherë bëhet e vështirë të shpresojmë të kalojmë grupin në vendin e parë. Në këtë pikë, një fitore në Spanjë nuk do të na shërbente më. ItaliShqip­ëri është ndeshja më e rëndësishm­e e këtyre dy

E zhvillojmë në Palermo sepse Palermo ka treguar gjithmonë dashuri të madhe ndaj kombëtares. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë një ogur i mirë edhe për klubin që nuk po kalon një periudhë edhe aq të lehtë dhe po ndjek mbijetesën", tha Ventura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania