Panorama Sport (Albania)

Bomber algjerian për Kukësin

Shtatë gola në dhjetë ndeshjet e fundit, -vjeçari pritet të përforcojë skuadrën veriore

- SKERDILAID SULOZEQI

Skuadra e Kukësit ka shfaqur një ecuri mjaft pozitive aktualisht në Kategorinë Superiore, por dhe në kompeticio­nin e Kupës. Me trajnerin Gjoka në krye ka arritur të mos ketë asnjë humbje në 14 takime në kampionat, duke mbajtur dhe vendin e parë së bashku me Skënderbeu­n me nga 28 pikë. Ndonëse me një skuadër solide, drejtuesit kërkojnë sërish që ta përforcojn­ë akoma ekipin. Merkato

Kukësi do të ndërhyjë në merkaton e janarit për t'u përforcuar me disa elemente, pavarësish­t se ekipi ka treguar ecuri tejet pozitive. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe vetë presidenti Gjici në emisionin "Procesi Sportiv" në "Top Channel", i cili tha se Kukësi do të afrojë 3-4 lojtarë. Duket se fjalët e presidenti­t nuk do të vihen në diskutim nga stafi verilindor, pasi ata, të cilët merren me merkaton, po punojnë për të sjellë në ekip lojtarë që bëjnë diferencën.

Tratativat

Gazeta "Panorama Sport" arrin të zbardhë në mënyrë ekskluzive një prej emrave që verilindor­ët dëshirojnë ta kenë si pjesë të skuadrës. Bëhet fjalë për gjigantin algjerian, Mohamed Amine Hamia, një lojtar polivalent, i cili luan si sulmues qendre, por edhe mbrapa sulmuesve. Lojtari është pjesë e ekipit të Olimpik Medea në ligën e parë algjeriane, ku në 10 ndeshje ka shënuar } gola. Lojtari ka një fizik për t'u admiruar, 1.91 metër i gjatë dhe është vetëm 2} vjeç. Kuksianët kanë negociuar dhe kanë rënë dakord me lojtarin në parim që ai të bëhet pjesë e skuadrës në muajin janar, por kjo do mund të arrihet nëse sulmuesi zgjidh kontratën me klubin e tij aktual.

Ngërçi

Nëse ata do ta lënë të lirë, ky operacion mund të

kurorëzohe­t me sukses. Mirëpo, në rast se vetë lojtari nuk e zgjidh ngërçin me klubin e tij, do të hyjnë në lojë dhe drejtuesit e Kukësit, të cilët do negociojnë me ekipin algjerian për transferim­in e lojtarit.

Largimet

Meqenëse organika është e plotësuar në numra, afrimi i një lojtari tjetër në vijën e parë të sulmit sjell nevojën për largime te kuksianët. Nëse sulmuesi afrohet zyrtarisht, do të hapet rruga për largimin e një prej sulmuesve aktual, ku te Kukësi janë me

bollëk, katër të tillë. Nëse Pejiç dhe Emini e kanë vendin të sigurt, diçka e tillë nuk mund të thuhet për Rangel dhe Gurin. Mes tyre braziliani është më i rrezikuari, pasi është diskutuar edhe gjatë kësaj periudhe tentativa e tij për të prishur kontratën me Kukësin. Skuadra verilindor­e ka nisur punën intensive gjatë këtyre ditëve, për të avancuar me bisedimet dhe afrimet e mundshme të merkatos së janarit, ndërkohë që paralelish­t, ekipi ruan rezultatet pozitive në fushën e lojës dhe po arrin të qëndrojë në krye të klasifikim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania