Panorama Sport (Albania)

Veliu: Pas Tiranës, duam pikë edhe në Kukës

“Jemi më të qetë, presidenti ynë është për t'u pasur zili”

- ERMA SIKA

Franc Veliut i shtohet "oreksi". Mbrojtësi, pas fitores me Tiranën, kërkon pikë edhe ndaj Kukësit. Ai beson se Flamurtari shumë shpejt do rikthehet në vendin që i takon, ndërsa thekson se Kupa është synimi për këtë sezon. Ish-kapiteni i kuqezinjve vlerëson grupin e lojtarëve, por edhe trajnerin Mezani që, sipas tij, ka sjellë një frymë tjetër. Në një intervistë për "Panorama Sport", ai flet edhe për çështjen financiare. Mbrojtësi e pranon se është rikthyer qetësia, ndërsa thekson se administra­tori Idrizi është për t'u pasur zili.

Si e shikon Veliu Flamurtari­n?

Unë, Flamurtari­n gjithmonë e kam parë ekip shumë të fortë. Kemi një grup lojtarësh të mirë dhe tejet të talentuar. Te Flamurtari ka ndërthurje brezash me një shumë të mirë dhe, mbi të gjitha, ne kemi një drejtues që do ta kishin zili të gjithë. Mua më vjen shumë keq që nuk besuan te presidenti ynë.

Problemati­kat tani u zgjidhën, si ndiheni?

Në fakt, ne të gjithë e dinim që çështja do të zgjidhej

dhe nuk e kishte asnjë këtë shqetësim. Patjetër që tani jemi më të qetë dhe vetë ecuria jonë e tregon këtë gjë.

Ku mund të shkojë ky ekip këtë sezon?

Ky Flamurtar mund të arrijë vetëm te ndeshjet e radhës. Pra, ne mendjen duhet ta kemi dhe, në fakt, e kemi vetëm te ndeshja e radhës.

A e keni objektiv Kupën e Shqipërisë?

Kupa e Shqipërisë nuk ka asnjë dyshim që është objektivi ynë. Por duhet të kemi shumë kujdes dhe të jemi shumë të vëmendshëm, pasi FRANC VELIU Mbrojtësi i Flamurtari­t

Besëlidhja është ekip i fortë. Mjafton të mendosh se ishte ky ekipi që e eliminoi Partizanin nga kupa.

Kush mendoni se e bën diferencën te Flamurtari?

Te Flamurtari diferencën e bën grupi i lojtarëve. Ne kemi lojtarë me eksperienc­ë, por edhe lojtarë shumë të mirë që janë edhe të rinj. Ne kemi Zeqirin, Telushin, Berishën, Bushiçin, Alveshin, Shkodrën dhe shumë të tjerë. Por kemi edhe një trajner shumë të mirë, Gentian Mezanin, i cili na ka futur në ekip një frymë tjetër.

Si ndihet Veliu personalis­ht te Flamurtari?

Shumë mirë, si në shtëpinë time, pasi ju e dini që këtu unë jam rritur. Po ashtu jam në një formë shumë të mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu.

Fituat me Flamurtari­t duke sfiduar edhe mungesat dhe dëmtimet...

Mendoj se edhe mungesat ndikuan në lojën ofensive të ekipit. Por unë them se në fushë ishte shpirti i sakrificës.

Po ndeshjen e radhës me Kukësin si e vlerësoni?

Jashtëzako­nisht ndeshje e vështirë. Kukësi është një ekip që nuk ka bërë humbje, ndaj ne duhet që të japim shpitin në fushën e lojës.

Çfarë rezultati prisni nga ky takim?

Shkojmë për maksimumin. Nuk duhet që të pësojmë humbje.

Keni ndonjë mesazh të fundit?

Dua t'i falënderoj tifozët vlonjatë për mbështetje­n. Janë të mrekullues­hëm!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania