Panorama Sport (Albania)

Haxhiu: Ngërç psikologji­k, këto 4 javë si finale

Trajneri fillon të bëjë llogaritë e mbijetesës

-

Korabi futet në një fazë realisht vendimtare për Kategorinë Superiore. Vendi i fundit dhe pikët e pakta e kushtëzojn­ë ekipin dibran që të gjejë rrugën e kthesës, pasi ndryshe rënia nuk mund të shmanget. Një gjë të tillë e ka të qartë edhe vetë Gerd Haxhiu. Trajneri këtë e ka pranuar edhe për "Super Sport", ndërsa dje analizoi gabimet në dy humbjet e fundit. "Ndeshja në Shkodër ishte vrasëse. Jo se nuk bëmë paraqitje të mirë, por rezultati është ai që është dhe e pranojmë në heshtje. Ndaj Teutës pësuam gol në të vetmin rast dhe nuk arritëm të shënonim", u shpreh fillimisht tekniku vlonjat. Më tej, Haxhiu sqaron se, duke filluar nga Tirana, skuadra e tij do të ketë ndryshime në formacion. "Pjesa ofensive është me cilësi. Në mbrojtje jemi ndëshkuar nga gabimet individual­e. Ne ndryshojmë sistem loje në çdo ndeshje, ndërsa me Tiranën më duhet të rishikoj edhe një herë formacioni­n, i ndikuar edhe nga mungesat e shumta që kam këtë javë. Do të vendos për një sistem tjetër dhe besoj që do të punojmë fort për të arritur rezultat pozitiv sepse 4 ndeshjet e fundit të vitit 2016 i kemi si finale", u shpreh numri një i Korabit. Ndaj Tiranës e lehtë nuk do të jetë, sidomos kur bardheblut­ë nuk janë thyer kurrë në shtëpi. Ai shton se rikthimi i Karabecit dhe Teqjas e forcon edhe më shumë skuadrën e Josës, por Korabi do të marrë masat për të mos dalë me humbje. "Tirana u ndëshkua në Vlorë nga një episod. Sakaq, me rikthimet e të munguarve, situata do të paraqitet ndryshe për kundërshta­rin tonë", theksoi ai. Në mbyllje, trajneri dekstaf

laron se Korabi i tij po kalon një ngërç psikologji­k. "Besoj se është psikologji­k. Duket si mallkim sepse punohet mirë dhe me seriozitet. Nuk është se nuk prodhojmë. Në momentin e parë që kundërshta­ri vjen në portën tonë ne ndëshkohem­i, por duhet ta pranojmë këtë situatë", përfundoi Haxhiu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania