Panorama Sport (Albania)

Vllaznia pa katër titullarë, ja lëvizjet e trajnerit Cungu

Bicaj dhe Krymi të pezulluar, ndërsa Gocaj e Kalaja vuajnë dëmtimet

-

Ndeshja e radhës ndaj Luftëtarit në Shkodër e gjen Vllazninë jo komode sa i përket kontingjen­tit. Pas kartonëve të verdhë të marrë në takimin kundër Skënderbeu­t, mbrojtësi Ditmar Bicaj dhe mesfushori Ardit Krymi kanë plotësuar numrin e tyre dhe do të mungojnë një javë. Nga ana tjetër, shqetësim për trajnerin Armando Cungu është fakti që dy titullarë të tjerë janë të dëmtuar dhe nuk dihet se kur do të rikthehen. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Olsi Gocaj, si dhe mesfushori­n me tipare sulmuese, Arlind Kalaja. I pari ka pësuar një dëmtim në kofshën e këmbës së djathtë dhe ka lënë në mes takimin ndaj Skënderbeu­t. Po ashtu, Kalaja, që mungoi ndaj korçarëve, vazhdon terapinë për të kaluar dëmtimin, por ka pak shpresa për t'u riaftësuar deri të shtunën. Megjithatë, stafi mjekësor po bën gjithçka për të rikuperuar në kohë dy titullarët. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për të rinjtë Rubin Hebaj dhe Ambroz Kapaklija,

të cilët vijojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk do të jenë në dispozicio­n të Cungut kundër Luftëtarit. Gjithsesi, trajneri e ka në kokë formacioni­n që do të hedhë të shtunën. Me Agoviç në portë, mbrojtja pritet të përbëhet nga Pjeshka në të djathtë, Cicmil e Vrapi në qendër dhe Marku në të

majtë. Ndërsa në mesfushë, nga krahët do të jenë Çinari dhe Shtubina. Treshja e mesit të fushës do të përbëhet nga Bardulla, Tafili dhe Veitzer. Ndërsa në majën e sulmit do të jetë lushnjari Brunild Pepa. Nëse riaftësohe­t Kalaja, atëherë Shtubina do të jetë sulmuesi kryesor. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania