Panorama Sport (Albania)

Gjyqtarët e bëjnë “baltë”, ja rastet kur kanë gabuar

Jorgji jep penallti inekzisten­te për korçarët

-

Java e 14-të e Kategor isë Superiore ka qenë e mbushur me gabime nga gjyqtarët kryesorë, të cilët nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për të dhënë vendime të drejta. Në takimin më të rëndësishë­m, atë mes Partizanit dhe Kukësit, kryesori Jemini, që mban edhe stemën e FIFA-s, së bashku me ndihmësit e tij nuk janë treguar të saktë në një mori rastesh. Ekubanit në minutën e 4-t i mohohet një gol i rregullt, pasi anësor Rexha ka akorduar pozicion jashtë loje edhe pse lojtari në momentin e nisjes së topit ishte në një vijë me mbrojtësit e Kukësit. Gabimi i radhës do të jetë për skuadrën e Kukësit, ku në minutën e 62- të Kalari në zonën e skuadrës së tij shtyn dukshëm Pejiçin me dorë, por sërish gjyqtari dhe ndihmësit e tij, që në këtë ndeshje janë edhe pas portave, nuk reagojnë, edhe pse mbrojtësi i të kuqve përveç rrëzimit të sulmuesit kundërshta­r prek edhe topin me dorë. Ndërkohë që pak minuta më vonë janë të kuqtë që pretendojn­ë një 11-metërsh, pasi Alla rrëzon në zonë Azubelin, duke e penguar. Por, edhe pse ka kontakt, Jemini nuk akordon asgjë, ndoshta i ndikuar edhe nga rrëzimi i keq i sulmuesit të Partizanit.

Të tjerat - Ndërkohë që një tjetër gjyqtar që ka stemën e FIFA-s është bërë protagonis­t në takimin mes Skënderbeu­t dhe Vllaznisë të luajtur në Shkodër. Enea Jorgji ka akorduar një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë në favor të korçarëve, pas një rrëzimi në zonë të Salihit. Edhe pse nga pamjet filmike duket qartë që sulmuesi rrëzohet vetë, në tentativë për të shmangur mbrojtësin, arbitri jep penallti, e cila nuk kthehet në gol nga Salihi. Sa u takon tri ndeshjeve të tjera të kësaj jave, janë menaxhuar mirë nga arbitrat kryesorë dhe ata anësorë, duke marrë vendime të drejta. Rastet e diskutuesh­me në këto takime kanë qenë më të pakta dhe kjo ua ka bërë "xhaketave të zeza" më të lehtë punën në drejtimin e 90 minutave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania