Panorama Sport (Albania)

Pesë gola dhe 24 kilometra në ditë, ja gjetja e Lushnjës

Lojtarët tregojnë eksperienc­ën: Jemi gati për elitën

- ALBAN ALUSHI

Lushnja e ka nisur këtë sezon drejt Su periores me marshin maksimal. Javë pas jave skuadra e teknikut Artan Bano ka rikonfirmu­ar kreun. Kur po përfundon pjesa e parë e këtij sezoni, gjithçka ka qenë e këndshme për të gjithë. Ndjesi pozitive edhe për futbollist­ët peqinas Klejdis Branica e Endrien Magani që u janë bashkuar verdhejesh­ilëve. Peqinasit e Lushnjës udhëtojnë çdo ditë me automjetin e tyre nga qyteti i Peqinit në drejtim të Lushnjës dhe anasjellta­s. Nga 24 kilometra çdo ditë për t'u stërvitur në "Roza Haxhiu". Futbollist­ët përfitojnë nga afërsia gjeografik­e midis dy qyteteve dhe e shijojnë udhëtimin në zonën kodrinore në kufirin midis Lushnjës dhe Peqinit. Brani*a

Futbollist­i i linjës së djathtë Klejdis Branica luan sezonin e dytë në Lushnjë. Deri më tani ka shënuar tre gola dhe ka bërë një prezantim mjaft të mirë. "Kam ecur mirë. Loja dhe golat janë një kënaqësi dhe një motivim për të ardhmen. Ekipi kryeson kampionati­n me meritë dhe kjo është më e

Endrien Magani

rëndësishm­e. Po përgatisim një ndeshje të rëndësishm­e me Dinamon dhe besojmë se do ta kalojmë me sukses. Në pozicionet që jemi kërkojmë të mbyllin pjesën e parë të sezonit. Udhëtojmë çdo ditë për të qenë me ekipin dhe jemi të lumtur se gjithçka po shkon në mënyrë perfekte", thotë Branica.

Ma % ani

Në sezonin e tij debutues në stadiumin "Roza Haxhiu", Magani ka shënuar dy gola dhe prezantimi i tij po shkon me sukses. "Mendoj që sezoni im i parë te Lushnja ka shkuar mirë. Nga java në

Klejdis Branica

javë ne jemi në krye të grupit dhe mendojmë vetëm që të mbetemi në pozicione të sigurta të kryesimit. Po përgatisim ndeshjen me Dinamon dhe besoj se do të rikthehemi te fitorja pas tri barazimeve. ‡shtë e vështirë, por jo e pamundur. Do të tregojmë që jemi të pathyeshëm", deklaroi Magani. Klejdis Branica dhe Endri Magani rrjedhin nga familje sportive. Trajneri Sokol Branica, babai i Klejdisit po drejton me mjaft sukses Shkumbinin. Ndërsa trajneri Magani është rikthyer te Teuta për mbijetesën në Superiore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania