Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Çaço: Në Ballsh na mundën me presione

Kapiteni beratas akuzon ballshiotë­t, bën thirrje për kujdes në sfidën me Sopotin

-

Tomori ka humbur terren në javën e 12-të të Kategorisë së Parë, teksa e sheh veten të pozicionua­r në vendin e 4-t me 18 pikë të grumbullua­ra në total. Beratasit u mundën në javën e fundit në Ballsh nga Bylisi vendës. Një sfidë jo pa tension mes dy ekipeve që kanë pasur edhe përplasje në sezonet e fundit. Ervis Çaço ishte personazhi i sfidës së fazës së parë, i cili, pas golit që i shënoi Bylisit, festoi duke ngritur dorën lart duke iu drejtuar ballshiotë­ve.

Çaço - Në një prononcim për gazetën, pas sfidës së të shtunës në Ballsh, Çaço u shpreh: "Vijmë pas një humbjeje aspak të merituar në Ballsh, çka të tregohemi realistë na ka mërzitur shumë. Një sjellje e pakuptimtë dhe presion në fushën e lojës nga ana e tyre, gjë që i prish imazhin një sfide 'fair play', ashtu siç duhet të ishte ajo midis Bylisit dhe Tomorit. Megjithatë, nuk dua të merrem aspak më me sfida të tilla, pasi futbollist­ët profesioni­stë duhet të jenë të tillë edhe në fushën e lojës", tha si fillim kapiteni i beratasve pas komentit të tij në lidhje me sfidën kundër Bylisit. Më tej, futbollist­i Çaço është treguar mjaft i rezervuar në takimin e kësaj jave ndaj Sopotit. "Sfida me Sopotin do të jetë tepër e vështirë për ne, pasi duket se ekipi i tyre e ka gjetur formën tashmë dhe këtë gjë e tregoi në mënyrën më të mirë ndaj Lushnjës kryesuese. Duhet të përqendroh­emi dhe të përkushtoh­emi maksimalis­ht ndaj tyre, ku edhe pse do të luajmë në shtëpi, përsëri mendoj se mund të na hapin probleme. Nuk mendoj se duhet të jemi aspak nën presionin e pikëve, kjo për faktin se kundërshta­rët i kemi shumë pranë, duke përfshirë këtu edhe Lushnjën. Ne jemi në gjendje t'i rikuperojm­ë këto pikë, madje këtë gjë do ta fillojmë që në sfidën e kësaj jave, duke i treguar çdo skuadre që ne jemi këtu dhe do të luftojmë deri në fund të kampionati­t për të prerë një biletë për në elitë", përfundoi Çaço prononcimi­n e tij. Eris Sylyku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania