Panorama Sport (Albania)

Zbulohen emrat, Bushi te Shpresat dhe Bogdani tek U-19

Dy ish-bomberat kuqezi pritet të zyrtarizoh­en të premten në krye të kombëtarev­e të moshave

-

Kjo është java në të cilën do të zyrtarizoh­et gjithçka. Pasi ekipet U-19 dhe U-21 kanë mbetur prej më se një muaji pa trajner, Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar edhe dy personat që do të kenë drejtimin e tyre. Gazeta "Panorama Sport" ka zbuluar se dy emrat më të mundshëm që pritet të ulen në këto dy pankina janë ish-bomberat Alban Bushi dhe Erjon Bogdani. Menaxheri aktual i Koviteve. mbëtares pritet të vihet në krye të ekipit Shpresa, ndërsa ndihmësi i Xhani De Biazit në krye të asaj U19. Përzgjedhj­a dhe emërimi i trajnerëve të ekipeve kombëtare është ekskluzivi­tet i presidenti­t të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ky i fundit e ka këtë privilegj dhe nga ai është pritur për emërimin e dy teknikëve të rinj që do të pasojnë Redi Jupin dhe Arjan Bellain. Të parit i përfundoi kontrata me Kombëtaren U-21 (ky ishte versioni i tij zyrtar i dhënë për "Panorama Sport"), ndërsa për Arjan Bellain, gazeta solli ekskluzivi­sht lajmin për shkarkimin e tij nga drejtori Sportiv i Kombëtarev­e në FSHF, Paolo Tramexani.

Prezantimi - Prej javësh janë diskutuar alternativ­at e mundshme për trajnerët që do të marrin drejtimin e këtyre dy ekipeve. Gazeta "Panorama Sport", nga burime brenda institucio­nit të futbollit ka mësuar se katër kanë qenë alternativ­at e fundit: Dy trajnerë shqiptarë, një italian dhe një spanjoll. Mirëpo, ekskluzivi­teti i kreut të institucio­nit të futbollit në vend ka bërë që alternativ­at shqiptare të përzgjidhe­n. Gazeta ka mësuar se të premten në orën 13:00 është programuar paraprakis­ht edhe prezantimi i dy trajnerëve të rinj. Në sallën e konferenca­ve në ambientet e institucio­nit të futbollit pritet të zyrtarizoh­et gjithçka, ndërkohë që të dyja këto skuadra nuk kanë aktualisht aktivitete dhe gara kualifikue­se. Gjithsesi, lënia vakant e postit të trajnerit për secilën prej tyre, lë pezull të dyja këto grupmosha. Në këtë periudhë, ka qenë vetë Paolo Tramexani, i cili ka mbikëqyrur fazën e seleksioni­meve që është bërë në Shqipëri javën e shkuar dhe në Itali, këtë javë, në disa qytete të saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania