Panorama Sport (Albania)

Champions i çmendur, pritet short ferri

Tmerrohen Arsenali dhe Juvja, ja kë rrezikojnë të peshkojnë

-

Liga e Kampionëve ka mësuar 16 skuadrat më të mira të kontinenti­t, të cilat janë kualifikua­r për në raundin tjetër të këtij kompeticio­ni. Në fazën e 1/ 8-ave priten ndeshje vërtet të çmendura dhe të forta, pasi shpërndarj­a e skuadrave të kualifikua­ra në vazon e parë dhe në të dytën është e barabartë, për të mos thënë që shumë skuadra të mëdha dhe të forta janë kualifikua­r si të dytat. Dilemat u shuan ditën e djeshme, kur Reali i Madridit barazoi në minutat e fundit me Dortmundin dhe e renditi veten në radhën e skuadrave që u kualifikua­n për në vazon e dytë. Shorti do të hidhet ditën e hënë dhe ekipet e kualifikua­ra do të mësojnë rivalët e tyre.

Sfida të nxehta - Fakti që në vazon e dytë ka skuadra si PSG, Bajern, Mançester Siti dhe Real Madrid do të thotë që në fazën e 1/8-ave do të ketë patjetër sfida të forta dhe janë të pashmangsh­me duelet e hekurta. Ekipet e listuara më sipër kanë shmangur përballjen me njëra- tjetrën, ndërkohë që do të luajnë kundër Barcelonës, Arsenalit, Juventusit, Atletikos së Madridit dhe Dortmundit. Edhe përralla e Anglisë, Leiçesteri, rrezikon të përballet me një skuadër të madhe.

Napoli - Në shortin e së

hënës, edhe Elseid Hysaj bashkë me Napolin e tij do të mësojë rivalët në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Sarrit sigur-

isht që rrezikon të përballet me një skuadër shumë të fortë, ndërsa kundërshta­rët më të lehtë në letër mund të konsideroh­en Porto, Sevija dhe Leverkusen.

Mbrojtësi është i vetmi futbollist shqiptar në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe do të bëjë gjithçka që të vazhdojë ëndrrën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania