Panorama Sport (Albania)

“Zgjohet” Higuain, Juvja e para

“Pipita” zhbllokohe­t pas 4 minutash agjerim, Rugani mbyll ndeshjen, Dibala shkel fushën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Do të jetë një fund javë e gjatë në sh tëpinë bardhezi. Në fundjavë vjen derbi, të hënën shorti i 1/ 8- ave të Champions-it dhe pa dyshim që emocionet do të jenë nga ato të fortat. Gjithsesi, në të mirë a në të keq, duke parë shpërndarj­en e vazove, Juventusi bën detyrën dhe kualifikoh­et si e parë e grupit, pas një suksesi 2-0, i cili i ngjasoi më shumë një stërvitjej­e luksi, sesa një ndeshjeje të vërtetë, por duke hedhur sytë përreth sheh se Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut apo edhe Mançester Siti nuk janë ende të kolauduara sa për t'u dukur të pathyeshme. Por në pritje për të njohur kundërshta­rin e radhës, Juventusi kalon pa shpenzuar shumë energji Dinamon e Zagrebit dhe nga ndeshja e djeshme, trajneri Masimilian­o Alegrii merr edhe dy lajme pozitiveQ rikthimin te goli i Gonzalo Higuainit dhe rikuperimi­n e Paulo Dibalës. Vetëm Juvja në fushë

Bardhezinj­të konfirmojn­ë modulin me Pjaniçin pas shpatullav­e të Higuainit dhe Manxukiçit, të cilët nisin të krijojnë raste për gol që në sekondat e para dhe tentojnë përgjatë të gjithë ndeshjes. Kjo, sepse kroatët duket qartë se nuk kanë dozën teknike dhe impaktin fizik për të provuar t'i kundërpërg­jigjen të zotëve të shtëpi. Rugani merr frenat e mbrojtjes, ndërsa Markizio shpërndan topa me breshëri dhe saktësi, prandaj Pjaniçi, i cili ishte zhveshur nga detyray mbrojtësi hynë në aksion duke koleksionu­ar 5 tentativa për gol, vetëm në pjesën e parë (8 në total gjatë gjithë ndeshjes). Por Juventusi nuk shënon në pjesën e parë, sepse Higuain duket ende pak i ngurtë, duke gabuar një gol gjysmë të bërë, ndërsa në tentativat e tjera ishte portieri Livakoviç që tregohet shumë i zoti, por ndoshta edhe shumë me fat, sidomos ndaj Manxukiçit, ndonëse as sulmuesi bardhezi nuk dukej në formën e tij më të mirë. Gjithsesi, në pjesën e dytë trajneri Alegri vendos të korrigjojë disa gjëra në "lodrën" e tij gjithçka nis të lëvizë në drejtimin e duhur dhe kaq mjafton që të vijë goli i parë. Takimi zhbllokohe­t nga ai që të gjithë prisnin, Gonzalo Higuain. Pasi Lemina vendos të ndërrmarrë një inkursion që do të kishte zili edhe një regbist, duke çarë mes

tre vetëve, argjentina­sit i serviret me shumë fat një top në hyrje të zonës dhe "Pipita" nuk mendohet dy herë, por godet fortë dhe saktë. Juventusi zhbllokon ndeshjen në të 52- ën, ndërsa Higuain zhbllokohe­t pas 418 minutave që nuk shënonte. Pas avantazhit, takimi bëhet shumë i lehtë për torinezët, të cilët vendosin ta mbyllin sfidën e

tyre në të w3-ën, kur Rugani me kokë godet saktë në rrjetë pas një goditje këndi dhe kaq mjafton që Dinamo të dorëzohet. Në fund, të vetmin emocion e dhuron rikthimi në fushë i Paulo Dibalës, që ndez stadiumin sikur të kishte shënuar, prandaj më bukur se kaq nuk mund të përfundont­e kjo fazë grupesh në Champions.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania