Panorama Sport (Albania)

"Fati ynë në dorën e goglave, tani dua derbin dhe Superkupën"

-

Masimilian­oAlegri fiton, por përfiton nga rasti për të bërë edhe eksperimen­te, duke qenë se në pjesën e dytë ndërroi modul loje me tre sulmues dhe rezultati ishte mjaft pozitiv. "Ndryshimi i modulit ishte një zgjedhje e imja për të dërguar më shumë njerëz në zonën e golit. Në pjesën e parë ishim shumë të ngadaltë, ndërsa në të dytën gjërat lëvizën në drejtimin e duhur dhe rezultatet erdhën të menjëhersh­me, duke shënuar dy herë. Kur luan me tre sulmues ke më shumë mundësi që të çash mbrojtjet kundërshta­re, të shtosh dhe të zgjerosh korridoret dhe pikërisht kjo i ndodhi Dinamos së Zagrebit. Vendi i parë i rrezikshëm për Juventusin? Këtë nuk e dimë sesa i rrezikshëm do të jetë. Se cili do të jetë fati ynë, këtë do ta vendosin goglat dhe dora e atij që ta tërheqë emrin tonë, por ndërkohë unë di të them se kjo fitore ishte diçka shumë e rëndësishm­e për ne si grup dhe jemi krenarë që e kemi mbyllur në vend të parë grupin tonë". Gazetarët këmbënguli­n mbi modulin e lojës, sepse tani me rikthimin e Dibalës alternativ­at shtohen dhe Alegri nuk konfirmon, por as nuk përgënjesh­tron. "Manxukiç-Higuain dhe Dibala pak më prapa tyre? Duket interesant­e, sidomos duke parë edhe faktin se tashmë Pjaniç ka nisur të bëjë gjëra shumë të rëndësishm­e. Ndoshta, në një mesfushë në formë rombi do të vuante më shumë Kuadrado, por për këto gjëra ka kohë për të menduar. Deri në shkurt do të kemi kohë që të analizojmë ndryshime të mundshme, por pas objektivit të parë të arritur, kualifikim­in si të parë në 1/8-at e Champions-it, tani detyra jonë është që t'i mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme dy ndeshjet e kampionati­t, derbin me Torinon dhe duelin për titull me Romën, përpara se të nisemi në Doha (Katar), ku do të shkojmë për të sjellë Superkupën e Italisë (më 23 dhjetor) për Krishtlind­je, përballë Milanit. Objektivi i Juves në Champions? T'u shkojmë deri në fund 7 ndeshjeve që na kanë mbetur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania