Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

NETO 6 - Debutim pa plagë për të në Champions.

BENATIA 6.5 - Shkurt, është gati për të marrë trashëgimi­në e Barzaljit.

RUGANI 7 - Çoriç e tmerron sa herë që ka topin në këmbë, por me ndihmën e shokëve të repartit ia del më së miri. Ndërsa ndeshjes së tij i shton edhe golin me kokë që i dhuron një notë fantastike. EVRA 6 - Europa është abitati i tij ideal, shkëlqen edhe kur luan thjesht, ndryshe nga kampionati ku nuk po gjen vazhdimësi. KUADRADO 6.5 - Një "raketë" me topin në këmbë, por dallohet qartë seAlegri kërkon prej tij që të ndryshojë paksa stilin e lojës. MARKIZIO 6.5 - Edhe kur ndërrohet skemë në pjesën e dytë, ai nuk has asnjë problem, por konfirmohe­t lider. Në të 74-ën Sturaro (pa notë).

LEMINA 6 - Shpatulla e Markizios në mesfushë, lëviz shumë, por jo gjithmonë siç duhet. Provon më shpesh seç duhet goditjet nga distanca, por ishte i pafat dhe jo i saktë.

AZAMOAH 5.5 - Pas shumë ndeshjesh pa luajtur, duket pak i ndryshkur.

PJANIÇ 6.5 - Po gjen vazhdimësi­në. Dje, tjetër paraqitje pozitive, ndonëse pritet edhe më shumë prej tij. Në të 80-ën Dibala (pa notë), i cili mirëpritet si hero nga tifozët. Njësoj sikur të kishte shënuar.

HIGUAIN 6.5 - Humbi çdo përplasje me Sigalin, duket ende jashtë forme, ndoshta jashtë pozicioni, por këtë herë shënjestra e tij ishte ajo e duhura dhe "predha" e lëshuar me të djathtën zhbllokon atë dhe Juven.

MANXUKIÇ 6.5 - Dje bëri pak a shumë rolin e Kuadrados, vrapim deri në fundore dhe krosim. Por këtë shpirt sakrifice është vështirë ta gjesh. Në të 85-ën Hernanes (pa notë). Trajner ALEGRI 6.5 - Nuk hoqi dorë nga fantazisti, as me 3-4-3 e rreshtuar në pjesën e dytë dhe ndoshta është kjo ideja e tij për të ardhmen e afërt, e cila dha menjëherë sinjale pozitive. Ristruktur­imi vazhdon...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania