Panorama Sport (Albania)

Simeone e Pioli, polemika për stolin e Interit

Italiani: Diego vazhdo ëndërro, unë nuk lëviz që këtu

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Gjithçka nisi të hënën në prag të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Atletikos së Madridit. Në konferencë­n për shtyp që mbajti 24 orë përpara fillimit të sfidës, trajneri argjentina­s i klubit spanjoll pranoi se i biri, Xhovani, nuk kishte thënë asgjë të keqe kur kishte deklaruar të shtunën në mbrëmje se i ati një ditë do të bëhej trajner i Interit. Kaq mjaftoi për të "ndezur" mediat italiane, të cilat prej kohësh flasin për një akord paraprak të arritur mes "Mr.Suning" dhe Simeones, i cili shikohet si pasuesi ideal i Piolit.

Vazhdimi - Të martën në mëngjes, "Cholo" korrigjoi shënjestrë­n duke thënë se nuk kishte "prioritet" Interin, por ishte i interesuar që të kthehej te skuadrat ku kishte kaluar kohë të mira si lojtar duke futur kështu "në valle" edhe Lacion e Sevijën. Mënyra si tentoi që të frenonte entuziazmi­n e mediave dhe tifozëve të Interit ndezi më shumë situatën. Kështu, të martën mbrëma, Simeone, pas garës që humbi në Mynih, u prezantua edhe një herë përpara gazetarëve për t'u dhënë përgjigje aspak të sjellshme atyre që sërish e pyetën për të ardhmen në Milano. "Mos më pyesni më për Interin sepse s'flas më për këtë temë. Çfarë kam pasur dëshirë të them e

kam thënë, prandaj boll. Më bezdis fakti që secili interpreto­n fjalët siç do vetë. Nuk është e drejtë", tha Simeone.

Kundërsulm­i - Pioli, edhe pse në rininë e vet ka qenë një mbrojtës modest, duket se kalimi në realitetin e ri (të trajnerit) e ka ndihmuar që të zbulojë një tjetër dimension. "Unë i besoj

realitetit. Unë jam trajner i Interit, ndërsa ai është i Atletikos. Të dy ne duhet që të përqendroh­emi te detyra tona. Nëse ai (Simeone) ëndërron Interin, atëherë unë i them se ëndërroj që të qëndroj edhe për shumë kohë këtu", ishte përgjigjja e Stefano Piolit.

Panuçi - Përkrah Piolit,

është rreshtuar Kristian Panuçi, i cili ditën e djeshme tha se argjentina­si kishte gabuar kur kishte dhënë ato deklarata për Interin. "Nuk tregoi respekt karshi Piolit. Nëse do që të vijë në Milano, është i mirëseardh­ur, por tani le të mendojë për Atletikon", tha Panuçi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania