Panorama Sport (Albania)

Sadiku dhe Agolli duan mrekulli për një biletë

Klodian Duro për median azere: Karabaku mund të fitojë

-

Dy futbollist­ë të Kombëtares shqiptare do tentojnë vazhdimësi­në në Europë pas ndeshjeve të sotme, duke qenë se luajnë kualifikim­in për në raundin tjetër. Armando Sadiku është rikthyer në një formë optimale pas dëmtimit të pësuar. Madje, në fundjavë ai arriti të shënonte për Zyrihun pas një mungese 2-mujore. Sulmuesi kuqezi pritet të jetë titullar për klubin zviceran në përballjen e sotme, kur do të luajnë në transfertë ndaj turqve të Osmanlispo­r. E vetmja zgjidhje për të siguruar biletën është që të marrin tri pikët në këtë ndeshje, pasi çdo rezultat tjetër do t'i linte jashtë kompeticio­nit. Një mision mjaft i vështirë, por jo i pamundur për Zyrihun, që ka befasuar me paraqitjet e deritanish­me.

Agolli - Kapiteni i përfaqësue­ses kuqezi do të luajë në një stadium të tejmbushur sot, në një ndeshje të cilësuar si historike për klubin e Karabakut. Azerët luajnë kualifikim­in në ndeshjen e fundit të grupit, por presin një kundërshta­r shumë të vështirë si Fiorentina. Agolli pritet të zbresë në fushë që nga minuta e parë dhe të ndihmojë skuadrën për të fituar, si një rezultat i domosdoshë­m për të kaluar në raundin tjetër. Skenari tjetër është që Karabaku

të barazojë dhe PAOKu të mos arrijë të fitojë në duelin ndaj Slovan Liberekut.

Duro - Në portalin "azerisport.az" ka pasur edhe një deklaratë të Klodian Duros, sa i përket ndeshjes së sotme. "Kam biseduar shpesh me Ansi Agollin për Karabakun dhe më ka folur

shumë mirë. Gjithashtu ka vlerësim të madh për punën e trajnerit Kurbanov, profesiona­lizmin e tij dhe mënyrën se si i përgatit ndeshjet. Mendoj se do arrini të merrni një rezultat pozitiv kundër Fiorentinë­s. Në futboll s'ka asgjë të pamundur", deklaroi Duro për median azere.

 ??  ?? Çekët duke festuar
një nga golat në ndeshjen e kaluar
Çekët duke festuar një nga golat në ndeshjen e kaluar
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania