Panorama Sport (Albania)

Reagon Takaj: Takaj: Jam i i habitur, habitur, UEFA sapo na na dha dha 105 105 mijë mijë euro euro

Presidenti i Skënderbeu­t: Nuk jemi në dijeni

-

Deklarata e zyrtarit të lartë të UEFA-s ka shtangur drejtuesit e Skënderbeu­t. Kur mendohej se çështja e dënimit të klubit korçar kishte marrë fund, në shtëpinë e kampionëve tashmë nuk mund të jenë aspak të qetë. I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", presidenti Ardjan Takaj sqaroi se nuk është aspak në dijeni të një rihetimi të çështjes "Skënderbeu", që pas dënimit me një vit për mospjesëma­rrje në Ligën e Kampioneve. Kreu i klubit zbuloi për gazetën se vetëm tri ditë më parë UEFA i ka dhënë një shpërblim prej 105 mijë eurosh Skënderbeu­t. Reagimi - "Ka mbaruar ajo histori, u dënuam një herë. Nuk jam aspak në dijeni të një tjetër hetimi që mund të hapet për klubin tonë. Tani po e mësoj që një zyrtar i lartë i UEFA- s paska përmendur emrin e Skënderbeu­t. OK, nuk e pengon askush UEFA-n për të hetuar gjithë ekipet europiane. Kjo është puna e tyre, por unë di të them se kontakti ynë i fundit me institucio­nin më të lartë të futbollit europian është jo më larg se të hënën, kur jemi njoftuar për një premio sa i përket ' fair-play"-it financiar. UEFA ka vlerësuar klubin tonë dhe e ka shpërblyer me 105 mijë euro. Kaq mund të them, ndërsa për gjërat e tjera s'kam çfarë të flas. Për çështjen e Skënderbeu­t është marrë një vendim nga UEFA dhe KAS-i e ka lënë në fuqi. Nuk e di këtë praktikë, që ne tashmë do të rihetohemi për të njëjtën çështje. Kjo nuk është dëgjuar në asnjë vend

të botës, por derisa ka folur shefi i zyrës juridike, s'kam çfarë të them. E përsëris, nuk kemi asnjë informacio­n këtë çështje", është shprehur dje në mbrëmje presidenti i kampionëve në fuqi. Prej katër sezonesh, Takaj investon te Skënderbeu, duke qenë në sta-

tusin e kreut të klubit. Në epokën e tij, përveç titujve radhazi, skuadra korçare mori pjesë për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Korçarët në verën e këtij viti u dënuan nga UEFA për trukime, duke qëndruar jashtë Ligës së Kampioneve në edicionin e fundit. J.Memo

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania