Panorama Sport (Albania)

Reali “fal” barazimin, Juvja rigjen Higuainin

Zidan arrin 34 ndeshje pa humbje, vendi i dytë mund të jetë më i... mirë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Umendua se do të ish te mbrëmja e ndry shimit të vendeve në grup mes Realit dhe Dortmundit, por epërsia madrilene zgjati vetëm 88 minuta. Gjermanët nuk u dorëzuan për asnjë moment, pavarësish­t faktit se ndeshja shkoi 2-0 për Realin dhe arritën të barazonin duke mbajtur vendin e parë në grup. Benzema shënoi një dopietë, por Aubamejang dhe Rojs firmosin barazimin. Ky rezultat është historik për madrilenët, të cilët nën drejtimin e Zidanit kanë 34 ndeshje pa humbje, duke barazuar rekordin e mbajtur nga skuadra e Benhakerit në vitin 1989. Me një fitore, Zidan do të hyjë në histori.

Vendos Benzema - Raste pafund për të shënuar për Realin e Madridit dhe Dortmundin, por fati u buzëqesh "galaktikëv­e", të cilët pas 45 minutave e shohin veten 1-0. Dortmudi e nis me shumë vrull duke bërë presion lart për ta vendosur në vështirësi Realin, i cili qëndron i qetë dhe i vendosur mjaft mirë. Një depërtim nga e majta sjell aksionin e parë të rrezikshëm, por Kastro e godet shumë keq duke e dërguar topin mbi traversën e Kejlor Navas. Djemtë e Zidanit humbasin dy raste mjaft të mira me Hamesin, i cili del i vetëm përpara Vajdenfele­rit. Gjermani e bllokon mjaft mirë, ndërsa në rastin tjetër nuk mund të bëjë asgjë. Karvahal depërton në krahun e djathtë dhe jep një asist të bukur për Benzemanë. Francezi është i vetëm dhe nuk

fal. Dortmundi ka shansin për të barazuar me Aubamejang­un, por pasimi i Kastros është shumë në thellësi.

Vendi i dytë - Me fillimin e pjesës së dytë, "galaktikët" shënojnë golin e dytë. Sërish Benzema, pas një krosimi të Hamesit e ndal topin në rrjetë.

Mirëpo, Dortmundi nuk u dorëzua dhe shënoi dy gola duke marrë barazimin dhe vendin e dytë. Aubamejang shënon të parin dhe jep asistin për të dytin. Reali merr vendin e dytë në grup dhe nuk është dramë, pasi rivalët duket se janë më të lehtë. Rrezikon vetëm Juventusin, që është makthi i tyre.

Statistika - Me barazimin e djeshëm, Reali ka barazuar rekordin e ndeshjeve pa humbje (34), rekord të cilin e mbante ekipi i vitit 1989. Kasemiro ishte lojtari më i mirë në fushë për Realin në pjesën e parë. Ai arriti të fitonte 8 duele me kundërshta­rët, rikuperoi 8 herë topin në mesfushë duke pasur statistika më mirë se të tjerët. Dani Karvahal ka dhënë 8 asiste gjatë këtij sezoni, më shumë se çdo mbrojtës tjetër në të gjitha kompeticio­net. Forcë e shtuar për Realin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania