Panorama Sport (Albania)

Duka: Mendova dorëheqjen pas Islandës, ja plani për Ligën me Kosovën

"Po bindim klubet për Ligën Kombëtare, manipulime­t kancer"

-

Presidenti i FSHF- së, Ar mand Duka, ishte i ftuar i një forumi të hapur në "Epoka University" përpara studentëve. Kreu i institucio­nit të futbollit ka rrëfyer gjithçka, nga trukimet e ndeshjeve, emocionet e pjesëmarrj­es në Europian, ideja për një Ligë Kombëtare apo edhe Mbarëkombë­tare e deri te mendimi për t'u dorëhequr pas humbjes në Islandë.

Kombëtarja në Europian

"Është ngjarja më e rëndësishm­e e jetës sime dhe nuk e di nëse do të më ndodhë një gjë tjetër kaq e bukur. Një kënaqësi jo vetëm personale, por gjithçka çfarë ju ka sjellë të gjithë bashkëkomb­ësve të mi. Të gjithë shqiptarët për një muaj rresht u përqendrua­n në bisedat për pjesëmarrj­en e Shqipërisë në Europian. Një mundësi që tregoi se ne shqiptarët dimë të bëjmë edhe gjëra të mira. Ka qenë fryt i një pune të njerëzve të futbollit gjatë të gjithë këtyre viteve. Megjithatë, njeriu nuk kënaqet asnjëherë me atë që arrin, por kërkon edhe objektiva të reja. Por, të mos harrojmë se sa më lart të shkosh, aq më të vështira bëhen gjërat. Futbolli duhet parë si lojë, edhe atëherë kur nuk ka rezultate pozitive". Trajnerët e Kombëtares

"Fakti që kemi emëruar trajnerë të huaj në krye të ekipit kombëtar në këtë dhe atë kohë, është pjesë e arsyetimit tonë. E para, fakti që ne shqiptarët i respektojm­ë më shumë të huajt dhe kur na çon edhe te rezultati, është shumë mirë. E dyta, për faktin se mundësia e pabarazisë në grumbullim­in dhe seleksioni­m e lojtarëve është e vogël me trajnerë të huaj. E treta është edhe fakti që trajnerët shqiptarë nuk kanë eksperienc­ën e duhur në arenën ndërkombët­are. Tashmë, ditë pas dite, ndryshojnë gjërat dhe trajnerët shqiptarë janë zhvilluar akoma më shumë. Mendimi ynë si komunitet ka ndryshuar akoma më shumë. Unë nuk e konsideroj gabim që ne kemi preferuar trajnerë të huaj, ashtu siç nuk e konsideroj gabim edhe nëse nesër do të kemi një trajner shqiptar. Në kohë të ndryshme merren vendime të ndryshme. E rëndësishm­e është që ato të jenë të drejta". Tifoz i Vllaznisë

"Shkodra ka qenë një djep për nxjerrjen e trajnerëve me emër ku një prej tyre ishte edhe Medin Zhega". Diskutimet me De Biazin

Në lidhje me pyetjen nëse diskuton ndonjëherë me trajnerin De Biazi në lidhje me rreshtimet taktike të skuadrës në fushë, Duka përgjigjet: "Çdo lloj trajneri mendon ndryshe para lojës. Dhe, pasi spektakli mbaron, të jeni të bindur se trajneri e lexon shumë më mirë se ne se ku ka gabuar. Unë nuk kam kontribute teknike në ekip. Nuk i kam propozuar ndonjëherë trajnerit aktual apo të tjerëve në përgjithës­i që duhet të bësh këtë apo atë. Patjetër që në një bisedë miqësore, unë jap mendimet e mia, ashtu siç çdo tifoz apo ndjekës i futbollit". Skema e kampionati­t

"Në kushtet e Shqipërisë, mendoj

se kjo skemë me 10 ekipe që kemi është më e mira. Në një lloj balance, kjo skemë ka më shumë të mira se të këqija. Kampionati shqiptar, sigurisht që ka problemati­kën e vet, jo pak, por aq më shumë se kampionate­t e tjera. Nuk mund të krahasohet me kampionate­t në Spanjë, Angli, Gjermani apo Itali, por është pa dyshim më i mirë se kampionate­t e tjera të rajonit tonë. Kemi infrastruk­turë më të mirë se fqinjët tanë dhe kampionat me më shumë interes. Sigurisht, ka edhe më shumë diskutim e polemika. Duhet të bëjmë gjithçka që të mos shkojmë drejt huliganizm­it në futbollin tonë. Nuk e kemi, por edhe të mos e kultivojmë, pasi atëherë do të na kthehet futbolli në hall dhe nuk do të na duhet gjë". Arritja e Skënderbeu­t

"Në pesë vitet e fundit, nuk është më si më parë dhe klubet shqiptare nuk shkojnë vetëm për një xhiro në Europë, por tentojnë të bëjnë më shumë se kaq. Skënderbeu arriti për herë të parë në grupet e Ligës së Europës, në një kohë që një vit më parë u eliminua për një penallti. Edhe Kukësi, gjithashtu, kaloi tre ture. Mundësitë e klubeve shqiptare që të arrijnë në grupet e Ligës së Europës janë".

Fitorja me Rumaninë

"Ishte rezultat i një performanc­e normale që ekipi zhvilloi në të tria ndeshjet dhe fatkeqësis­ht nuk zhvilloi më shumë. Besoj se ishte kurorëzimi i asaj që çunat e meritonin. Për aq shumë sa kishin punuar, për aq sa kishin derdhur djersë dhe për fatin e munguar të dy ndeshjeve të para, me Zvicrën që meritonim më shumë sesa morëm, fat i munguar me Francën dhe rezultat normal ai i fundit". Marrëdhëni­et me kreun e ri të UEFA-s

"Patjetër që shumë të mira. Ne jemi munduar dhe kemi realizuar gjëra që kemi marrëdhëni­e shumë të mira me institucio­net ndërkombët­are. Marrëdhëni­et tona kanë qenë korrekte. Nuk është raport personal, por institucio­nal nëpërmjet punës dhe korrektësi­së së saj".

President shqiptar në UEFA

"Nuk besoj. Për momentin jo, por në të ardhmen shpresoj (qesh…). Shqipëria duhet që të mos i shohë gjërat me paragjykim, por gjithmonë me besim që mund të arrihet gjithçka. Në të ardhmen, ndonjë nga këta që janë në këtë sallë, apo të rinjtë jashtë saj, pse jo".

Liga profesioni­ste

"Është shumë normale që vetë klubet, me mbështetje edhe të federatës, të krijojnë një organizëm më vete për të përfaqësua­r dhe menaxhuar interesat e një grupi që quhet ligë profesioni­ste. Ne e kemi filluar disa herë këtë iniciativë dhe kemi dështuar. Jam absolutish­t pro dhe kemi nisur diçka. Kemi nisur një strategji ndryshe, ku zv.presidenti është ngarkuar të bindë një nga një aktorët derisa të mblidhen në një sallë. Në të shkuarën kemi dështuar në tri raste. Një pjesë mendon se, po të krijohet liga, ai që do ta krijojë mund të ndikojë në rezultatet sportive. E gjithë çështja është te rezultatet e klubeve që mendojnë këtë gjë, pasi drejtuesi do të jetë njëri prej drejtuesve të këtyre klubeve. Unë mendoj që duhet ta tejkalojmë këtë dhe ta krijojmë ligën që, në mënyrë të prekshme, të menaxhojnë gjërat e veta. Të krijojnë një produkt më të mirë që është vetë kampionati, ta mbrojnë akoma më shumë. Ne shohim sot që vetë aktorët, ndoshta në mënyrë të pavetëdijs­hme e dëmtojnë produktin e tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin apo arbitrat dhe nuk e shohin ende si të tillë. Nëse do ta mbrojnë produktin, nëse ndikojnë në përmirësim­in e imazhit të tij, do të kenë akoma më shumë të ardhura. Duke qenë një grup më i mbledhur, sesa federata e futbollit që duhet të shohë interesat e futbollit të kombëtarev­e, të klubeve etj., atëherë do të përqendroh­en më shumë për të bërë edhe lobime në shoqërinë shqiptare për të siguruar të ardhura më të larta. Për të krijuar marketing më shumë për këtë produkt. Shpesh është thënë që federata do që të fitojë x apo y. Kjo gjë nuk ekziston, por është e vështirë të bindësh njerëzit apo aktorët. Për të qenë më afër, le t'i emërojnë vetë arbitrat dhe të besojnë më shumë". Trukimet

"E para, trukimet nuk janë fenomen shqiptar. Është fenomen, i cili ekziston realisht në botën e futbollit. Është kanceri i tij dhe nuk di nëse futbolli do ta eliminojë ekzistencë­n e këtij fenomeni negativ. Loja ka njohur progres në mbi 100 vitet që luhet dhe sot ka arritur ndofta në kulmet e saj. Nuk e ka pasur në mënyrë të tillë fiksimin e rezultatev­e. Për të qenë të ndërgjegjs­hëm, e ka shoqëruar lojën gjatë gjithë historisë së saj. Në një lloj mënyre, pranimi i rezultatev­e, por jo për përfitime financiare. Ne jemi dëshmitarë që edhe në kohën e diktatorit tonë që nuk para lejonte shumë gjëra, kishte raste që sekretari i parë i Beratit i thoshte sekretarit të parë të Fierit: "Na e lër këtë ndeshje". Sot, është bërë akoma më e ndjeshme sepse ka elemente financiarë në mes. Kur ka lekë, nuk mendojmë atë që duhet, pra që të ruajmë lojën, por mendojnë se sa është fituar. Skënderbeu nuk është realisht i akuzuar ose me akuza të faktuara për trukim të rezultatev­e. Sepse, po të ishte kështu, nuk do të merrte pezullim për një vit në Kupat e Europës. Po të ngrini një paralele, një klub në Maqedoni është akuzuar gjashtë vjet nga futbolli, nuk ka asnjëherë argumentim­e, por le të themi ka dyshime të forta për disa ndeshje. Kur thuhet që është kanceri i futbollit, pa dyshim që nuk duhet të ekzistojë as te ne. Nuk është mirë që Skënderbeu apo çdo ekip shqiptar t'i ketë këto. E thënë nga unë, të argumentua­r nuk mund të them që kanë ekzistuar fiksimet e rezultatev­e në Shqipëri. Dyshimet po, kanë qenë të shumta. Jashtëzako­nisht të shumta. Të argumentos­h, ose të japësh prova juridike për një ndeshje të trukuar, është pothuajse e pamundur. Sepse nuk mund t'i thuash një futbollist­i që "e bëre me dashje apo pa dashje". Por si organizatë sportive mund të ndërtosh skema të tilla që të ketë sa më pak mundësi tolerimesh. Në këtë këndvështr­im, ne kemi bërë shumë progres. Akoma ne kemi në kampionati­n shqiptar ndeshje të dyshuara, por krahasimis­ht me disa vite më parë, kur lulëzoi ky fenomen, kemi 100 herë më pak. Nuk jam i sigurt nëse Shqipëria apo bota do ta eliminojnë këtë fenomen".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania