Panorama Sport (Albania)

Llullaku: Në janar iki në Gjermani ose Itali

“Dëgjoj vetëm muzikë shqip, nëna idhulli im”

- OLSI TUJANI

Është lojtari i momentit. Në ndeshjen e fundit i ka shënuar dy herë një skuadre si Dinamo e Bukureshti­t, me Gaz Metan që e ka mundur 4-0. Në një rrëfim për "Panorama Sport", futbollist­i i Kombëtares, Azdren Llullaku, tregon lidhjen që ka me kuqezinjtë, ofertat e merkatos dhe mundësinë e transferim­it në janar. Llullaku flet për "Këpucën e Artë" europiane dhe objektivat e tij për këtë sezon.

Në ndeshjen e fundit keni shkëlqyer me dopietë përballë Dinamos së Bukureshti­t, çfarë ndjesie është?

E shkëlqyer. Jo vetëm për faktin që mundëm një skuadër të tillë, por edhe për vetë rezultatin sepse nuk ndodh shpesh të fitosh 4-0 kundër Dinamos. Më vjen mirë që morëm maksimumin në një ndeshje të rëndësishm­e, sepse objektivi ynë është sigurimi i "play-off"-it, pra në gjashtë vendet e para.

Po i juaji personalis­ht? Që të ruaj këtë ritëm dhe të shënoj sa më shumë për ta ndihmuar ekipin.

16 gola deri në këtë fazë të kampionati­t, a është sezoni më i mirë për ju?

Po, patjetër që po! Kam pasur edhe një sezon tjetër me 22 gola në Itali, por nuk ishte në nivelin më të lartë si tani. Megjithatë, dua të them se është skuadra që po kalon një moment të shkëlqyer. Kemi 12 ndeshje që nuk humbim dhe kjo na ka motivuar shumë të gjithëve.

Çfarë diference ka kampionati rumun me Italinë?

Edhe këtu është një nivel shumë i mirë. Ka skuadra si Dinamo e Bukureshti­t, Steaua apo CFR Cluj që kanë bërë histori edhe në Europë.

Së fundmi, keni parakaluar Kristiano Ronaldon për trofeun e "Këpucës së Artë" europiane...

Ronaldo është idhulli im

në futboll. Është ndjesi fantastike dhe një stimul special, pasi është diçka që më motivon për të qenë gjithmonë në formën time më të mirë. Gjithsesi, synimi im nuk është të kem sukses vetjak, pasi golat dhe fitoret nuk i bëj dot vetëm pa ndihmën e ekipit.

Ka nisur të lakohen shumë skuadra si të interesuar­a për ju, çfarë do të ndodhë me ju?

Kam kontratë me Gaz Metan deri në verë, por mundësia e largimit në merkaton e janarit është shumë e madhe. Është e vërtetë që menaxheri im ka marrë disa interesime

si nga ekipe në Rumani, por edhe në Itali apo Gjermani kam marrë sinjale shumë të mira. Mbetet për t'u marrë një vendim, por më parë duhet të mbyll ndeshjet e kësaj faze me Gaz Metan. Interesime kam pasur edhe nga kampionati turk, apo më larg si në Kinë ose Rusi.

Jeni në qendër të vëmendjes për formën që po tregoni, kush është fansi apo fansja juaj?

Fansja numër 1 përgjatë gjithë jetës sime dhe idhull për mua do të mbetet mamaja ime. Duke qenë se babanë e kam humbur kur isha në moshë

shumë të vogël, ajo ka bërë shumë për mua dhe vëllanë tim. Nuk ka njeri tjetër në botë që të ma zëvendësoj­ë sakrificën e saj.

E keni ndjekur Kombëtaren në Europian dhe gjatë kualifikue­seve për të?

Patjetër që po! Jo vetëm që e kam parë, por doja shumë që të isha pjesë e atij ekipi. Gjithsesi, në çdo moment që nuk kam qenë, e kam ndjekur si një tifoz i zjarrtë.

Çfarë ndryshimi vutë re te Kombëtarja, në momentin që u rikthyet?

Mbi të gjitha, është një grup i bashkuar dhe një familje e

madhe dhe e fortë. Diferenca me herën e parë kur isha pjesë e kombëtares, është se tashmë ka lojtarë me vlerë të madhe që janë pjesë e kampionate­ve të rëndësishm­e europiane, si Italia apo Gjermania.

Si ka qenë atmosfera në Kombëtare, në periudhën e fundit?

Shumë e mirë. Me përjashtim të ndeshjes së fundit, e cila shkoi shumë keq për ne. Filloi në mënyrën më të vështirë të mundshme dhe u duk sikur që nga fillimi luajtëm me një lojtar më pak.

Çfarë objektivi duhet të ketë Shqipëria në këto kualifikue­se?

Shqipëria ka arritur stadin që të ketë si objektiv arritjen në vendin e dytë ose të tretë. Jo më poshtë. Unë kam besim që do të arrijmë një prej tyre deri në fund, pasi ka ende shumë ndeshje për t'u luajtur dhe janë shumë pikë në garë. Çfarë muzike pëlqeni? Dëgjoj vetëm muzikë shqip. Gjithsesi, më ka mbetur pjesë e dëshirave edhe ajo italiane.

Cili është ushqimi i preferuar?

Pastat (qesh…).

Idhulli juaj?

Në jetë kam nënën. Në futboll, Kristiano Ronaldon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania