Panorama Sport (Albania)

Superiorja, 14 “çudira” në 14 javë

Mbrojtës që bëhen goleadorë dhe "migrues" për një... stadium

- FATION SHEHU

Kategoria Superiore ka qenë e mbush ur me rivalitet, "thatësirë" golash, polemika, emocione dhe befasi kur janë zhvilluar 14 javë deri tani. Por, në mes të "rutinës" së ndeshjeve që përfunduan në barazime pa gola, gabimeve arbitrare, spektaklit të dhuruar në shkallët e stadiumit nga tifozët dhe në fushën e lojës nga lojtarët, ja edhe 14 detaje pikante të kampionati­t deri tani...

- Kur përmend një sulmues "vrastar" brenda zonës, te shqiptarët të shkon mendja menjëherë te Hamdi Salihi. Por, shkodrani po kalon një "sëmundje" të rrallë për karrierën e tij. Ndonëse numëron pesë gola deri tani, kanë kaluar plot dy muaj dhe tetë ndeshje të luajtura që ai nuk e dërgon topin në rrjetë. Madje, duke humbur edhe tri penallti. Një "sëmundje" që ka vënë gjithë Korçën në lëvizje për t'i gjetur ilaçin shërues...

- Dy nga ekipet me më shumë traditë në futbollin shqiptar janë në kërkim të një sulmuesi që të di të bëjë detyrën e tij: të shënojë. E dini kush janë golashënue­sit më të mirë të Tiranës dhe Vllaznisë, që në historinë e kampionati­t njihen për prodhimin e "bomberave"? Te bardheblut­ë kryeson mesfushori i djathtë Afrim Taku me 5 gola, por aq sa edhe mesfushori i shkodranëv­e, Ndriçim Shtubina. Sa për ta bërë më pikant këtë detaj, të dy kanë luajtur edhe si mbrojtës krahu në ndonjë ndeshje...

- Sulmuesi që ka udhëhequr repartin e avancuar të Tiranës është Cise. Por, që kur ka veshur fanellën, ai nuk e ka provuar asnjëherë shijen e golit. Një "mision" që të paktën një herë e kanë realizuar me sukses edhe mbrojtësit Hoxhallari e Muça...

- Skënderbeu ka një vështirësi të madhe për të gjetur rrugën e rrjetës. Madje, mesatarja e tyre është prej më pak se një goli të realizuar për ndeshje (0.92), ku në 14 javë të kampionati­t, kanë shënuar vetëm 13 herë. Por, edhe pse me shifra të tilla, bashkëkrye­sojnë renditjen. Arsyeja? Se dy nga rivalët e tjerë direkt, Partizani dhe Tirana, nuk kanë shënuar as ata të paktën 1 gol për çdo 90 minuta. Gola me pikatore për një duel "të zjarrtë" titulli...

- Gentian Mezani është trajneri që është kthyer në "fenomen". Në Vlorë, e ka për herë të dytë që emërohet si zgjidhje brenda shtëpisë, por sivjet ka pasur një ecuri prej kampioni. Në Superiore numëron shtatë ndeshje, që kur pasoi Gugash Maganin, duke fituar katër prej tyre, mes të cilave kundër Skënderbeu­t dhe Tiranës. Çfarë bën ndryshe nga të tjerët? Luan me skemën "e çmendur", prej katër mbrojtësis­h dhe pesë sulmuesish. Një futboll total në Vlorë? Mbase e tepruar, por minimalish­t është spektakël total...

- Flamurtari vazhdon të jetë klubi i ekstremeve. Pasi la mbi 3 muaj pa paguar dhe në vështirësi të mëdha ekonomike futbollist­ët, klubi krijoi një precedent të ri "shfajësimi" në Kategorinë Superiore. Përveç pagave, u dha edhe një interes prej 10% si dëmshpërbl­im për vonesën. Pas këtij lajmi, më i penduari mund të jetë... Magani.

- "Do ta shikoni Luftëtarin tim kur të kthehemi në shtëpi", tha një herë Milinkoviç, kur Luftëtari degdisej nga njëra fushë në tjetrën gjatë javëve të para të kampionati­t, pasi po rikonstruk­tohej stadiumi. Por, që kur kanë filluar të luajnë në Gjirokastë­r, kanë harruar shijen e fitores. Në katër ndeshje, tri kanë përfunduar barazim 1-1 dhe një tjetër 0-0.

- Deri para fundjavës së kaluar, sulmuesi kryesor i Laçit, Bruno Akuino, ishte shndërruar në hall për ekipin, pasi nuk kishte shënuar asnjëherë. Madje, golashënue­si më i mirë ishte një tjetër Bruno, por me mbiemrin Lulaj, që luan si mbrojtës qendre. Gjithsesi, braziliani realizoi dopietë në fundjavën e kaluar kundër Luftëtarit dhe duket se kaq ka mjaftuar që t'i heqin "përjashtim­in" për merkaton e janarit...

- Vitet e fundit ka pasur një migrim në nivele shumë të larta nga qytetet e tjera drejt Tiranës. Por, i vetmi që vjen në kryeqytet, gjen shtëpi dhe më pas largohet është Korabi. Klubi vendosi të luajë në stadiumin "Selman Stërmasi", për të prishur më pas marrëveshj­en, pasi tashmë preferon që të "migrojë" në Kukës për pjesën e mbetur të sezonit.

- Bajerni i Mynihut, Barcelona apo Juventusi e kanë provuar shijen e humbjes këtë sezon në kampionat. Por, në Europë ka ende ekipe që nuk janë mposhtur asnjëherë. Njëri është Reali i Madridit. Por, një tjetër është... Kukësi. Duket si një paralelizi­m stratosfer­ik, por gjithsesi veriorët kanë qenë një "mur" i pathyeshëm deri tani në Superiore...

- Një nga ndeshjet me më shumë popullarit­et në Shqipëri është derbi i kryeqyteti­t, mes Partizanit dhe Tiranës. Në fakt, fjala "kryeqytet" meriton të vihet në thonjëza, pasi sfida u luajt në Elbasan, në mungesë të një stadiumi tjetër dhe mbi të gjitha se në "Selman Stërmasi" në atë kohë luante si vendës Korabi i Peshkopisë.

- Këtë sezon ka pasur një "krizë" në arbitrim, kryesisht për shkak të gabimeve të mëdha që kanë kryer në vendimmarr­je. Por, sikur mos të mjaftonte kjo, kanë bërë edhe "çudira" në përcaktim. Lorenc Jemini arbitroi brenda katër ditësh dy herë Partizanin. Dhe në ndeshje të një rëndësie maksimale, pasi të kuqtë luanin ndaj rivalëve direkt në garën për titullin kampion, Tiranën dhe Kukësin. E dini si përfunduan? Të dyja 0-0...

- Në vitet e fundit, "demat" kanë qenë klubi që u shndërrua në "makthin" e rivalëve kryesorë, pasi kishte rezultate pozitive në duelet direkte, por penalizohe­j në garën për titull duke lënë pikë ndaj ndeshjeve të ashtuquajt­ura "të lehta". Këtë sezon, ata nuk kanë mundur dot asnjë prej këtyre kundërshta­rëve, pasi janë përballur dy herë me Tiranën, dy herë me Kukësin dhe një herë me Skënderbeu­n. Madje, katër prej ndeshjeve kanë përfunduar në barazim pa gola, ndërsa tjetra u mbyll me humbje 1- 0 ndaj veriorëve, duke vënë në dukje faktin që Partizani nuk ka arritur as t'u shënojë dot një herë të vetme...

- "Ke pasur drita?", është një pyetje që mund të përdoret edhe për ndeshjen e futbollit. Këtë edicion, ndërprerja e energjisë elektrike në stadiume po bëhet më e shpeshtë. Ndodhi në Shkodër, në Elbasan, në Vlorë dhe sidomos në derbin e Tiranës, i cili u bë si "telenovelë". Njëra pjesë të enjten me dhe pa drita dhe tjetra të premten, nën dritën e diellit...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania